×
  • Lajme
  • Lajme

    “Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash

    FrontOnline
    03 Nëntor 2024

    Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partitë opozitare. Përmes një reagimi në faqen zyrtare, LVV ka atakuar opozitën duke e quajtur “klubi i stërvjetruar politik”, duke thënë se i kishin rritur pagat për vete, gjyqësorin e prokurorinë, meqë “aty kishin interes”.

    LVV thotë se ish-pushtetet, sa i përket shërbyesve civilë, ua kishin rritur pagat vetëm 4%

    Reagimi i plotë:

    Klubi i Stërvjetruar Politik flet sërish për rritje të pagave. Por, kjo nuk është diçka e re nga ta.

    Por çfarë bënë ata sa ishin në pushtet?

    Për veten, prokurorinë dhe gjyqësorin rritën pagat për 100%, sepse aty kishin interes. Ndërkohë, shërbyesve civil, për të cilët gjithmonë premtonin, u rritën pagat vetëm 4%.

    Në dallim nga ta, Qeveria Kurti nuk premtoi rritje të pagave, por i realizoi ato, duke krijuar një kornizë ligjore për paga, koeficientë për secilin pozicion, dhe duke zvogëluar hendekun mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët. Rritja e pagave tani lidhet me zhvillimin ekonomik të vendit: sa më shumë të rritet ekonomia, aq më shumë rriten pagat.

    Gjithashtu, Qeveria u kujdes që të gjitha kategoritë të përfitojnë, veçanërisht mësuesit, policët, infermierët, zjarrfikësit, ushtarët dhe pensionistët. Krahas kësaj, u implementua një program i gjerë social që përfshin rritje të pensioneve, shtesa për nënat leona, për fëmijë dhe forma të tjera subvencionesh që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot janë paraqitur me shalle dhe lule ngjyrë portokalli. Kjo në shenjë solidarizimi me fushatën “16 ditët...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Në bazën e EULEX-it, janë sjell të arrestuarit e sotëm të Gjykatës Speciale, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-kreu i AKI-së, Bashkim...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje këmbësorëve që të respektojnë rregullat e trafikut, duke u kujdesur kështu për sigurinë e vetes....
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë (A.U.K). Haradinaj gjatë këtij bashkëbisedimi...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Për shkak të mungesës së të akuzuarit, Lutfi Menxhiqi, është shtyrë seanca e sotme, në rastin ku bashkë me Menxhiqin për marrje...
    Sport05 Dhjetor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dërguar sot ankesën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për vendimin e UEFA-s në ndeshjen ndaj Rumanisë,...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër shkarkimit të anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Në votim morën pjesë deputetët e VV-së,...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka qenë goxha kritik nga kryetarëve të komisioneve të Kuvendit. Në seancën e sotme e...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Policia e New Yorkut po kërkon të enjten personin që qëlloi për vdekje Brian Thompson, drejtues i kompanisë amerikane të sigurimeve “UnitedHealth”....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.