×
  • Sport
  • Sport

    Klopp lavdëron Fabinhon për lojën ndaj Ajax

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lavdëruar lojën e mrekullueshme që bëri Fabinho ndaj Ajaxit, mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve, përcjell KosovaPress.

    Me Virgil van Dijk të lënduar, Fabinho luajti në rolin e mbrojtësit përkrah Joe Gomez, pasi Liverpooli hapi llogarinë e fitoreve në Ligën e Kampionëve me rezultat minimal 0:1 në Amsterdam.

    Pas një largimi të topit nga vija e golit nga një parabolë e sulmuesit Dusan Tadic, Fabinho kishte katër ndërhyrje, nëntë pastrime të topit dhe katër ndalje aksionesh.

    Klopp ishte i kënaqur me brazilianin, pasi autogoli i Nicolas Tagliaficos në pjesën e parë doli që në fund të ishte mjaftueshëm për Liverpoolin që ta fitonte lojën e parë hapëse të Grupit D.

    “Ky kombinim mes Fabinhos dhe Gomez, nuk e di nëse kanë luajtur së bashku ndonjëherë në atë repart, ndoshta vetë një herë, nuk jam i sigurt 100%,” tha Klopp në një konferencë për media.

    Ai shtoi se Fabinho mund të luajë në atë pozitë, pasi edhe i pëlqen.

    “Shikoni, në situatën tonë kjo na ndihmon. Sigurisht, a kishte presion në këtë situatë? Po, është e qartë për të dy 100%. Loja e parë së bashku. Fabinho mund të luajë në atë pozitë, në fakt atij i pëlqen kur luan aty. Nuk jam i habitur që ai luan shumë mirë si mbrojtës, përndryshe nuk do të luante aty, do të na duhej të mendonim për një vendim tjetër”, tha ai.

    Klopp tha se Fabinho është lojtari i madh.

    “Jam shumë i kënaqur për sot, i lumtur për të, po i dha ati besim në vete, dhe sigurisht na ndihmoi neve. Këto situata kur largohet topi nga vija e golit, Milner e kishte një edicioni e kaluar ndaj Bournemouth-it që ishte diçka shumë e madhe. Kjo sot ishte me të vërtetë diçka e bukur. Ai është lojtari i madh që na e dhuroi fitoren,” shtoi Klopp.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.