×
  • Sport
  • Sport

    Klinsmann e cilëson Interin si skuadra më të fortë në Ligën e Kampionëve

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Legjenda gjermane, Jurgen Klinsmann pretendon se ish-skuadra e tij, Interi, është ‘e denjë’ të jetë ‘skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve’ këtë sezon dhe beson se ata do të shkojnë në finale.

    Fituesi i Kupës së Botës 1990, i cili kaloi tre vjet me Interin midis 1989 dhe 1992, dha një intervistë të thelluar për La Gazzetta dello Sport, të publikuar sot (e mërkurë).

    Ish-trajneri i Gjermanisë dhe SHBA-së ishte në San Siro për të parë fitoren 3-1 të Interit ndaj Empolit në Serie A në fundjavë, dhe tani ka dhënë verdiktin e tij përpara testit të Ligës së Kampionëve kundër Sparta Pragës këtë mbrëmje.
    Një fitore për Nerazzurrët do të vulos thuajse përfundimisht vendin e tyre në top 8, ndërsa Sparta Praga tashmë është jashtë garës me vetëm katër pikë nga gjashtë ndeshjet e para të turneut të këtij sezoni.

    “Është një lojë që nuk ka një qasje të lehtë. Ekziston padyshim një ndryshim përsa i përket nivelit teknik mes dy palëve, por Sparta ka katër pikë dhe tashmë e di se nuk ka asnjë shans për kualifikim. Ata do të kenë hequr një peshë dhe në të njëjtën kohë, ata mund të krijojnë një lojë shumë mbrojtëse”, ka thënë fillimisht Klinsmann për La Gazzetta dello Sport.

    “Prisja një ndeshje të ngjashme me atë kundër Empolit, por Interi më pëlqeu shumë të dielën. Ata patën durim dhe fituan me rrjedhshmëri. Të njëjtat gjëra do të nevojiten këtu”.

    Klinsmann është inkurajuar nga fakti se Nerazzurrët janë dukur konkurrues në çdo ndeshje që kanë luajtur në këtë sezon.

    “Mendoj se ata po kalojnë një sezon shumë interesant sepse duan të bëjnë mirë në çdo garë. Këtë synim ia vunë vetes në fillim të vitit dhe tani janë në garë kudo. Me këtë mënyrë të menduari, ju bën të përqendroheni me të vërtetë vetëm në lojën e radhës para jush. Nuk është një figurë fjalësh, është sekreti i të gjitha skuadrave të mëdha”.

    “Inzaghi ka qenë në gjendje ta dëshmojë këtë. Dhe kjo bëhet edhe më e dukshme në Ligën e Kampionëve. Me formatin e tij të ri, tani ka përllogaritje të mundshme: Askush nuk e di me siguri se sa pikë do t’i nevojiten Interit për të hyrë në tetëshen e parë”.

    Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, tha së fundmi për La Gazzetta dello Sport se ai mendon se nuk ka ekipe më të forta se Interi në Ligën e Kampionëve këtë sezon, me të cilin Klinsmann pajtohet.

    “Interi meriton të jetë skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve dhe ka gjithçka për të besuar se mund të arrijë në finale”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Sport18 Shkurt 2025
    Katër ndeshje shumë interesante do të luhen sot në Champions League, në fazën e knockout. Po kaq skuadra do ta zënë një...
    Sport17 Shkurt 2025
    Barcelona ka shënuar sonte fitore minimale ndaj Real Vallecanos për t’u kthyer sërish si lidere e La Ligës. Katalunasit fituan minimalisht 1:0...
    Sport17 Shkurt 2025
    Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi shumë shpejt do të rikthehet në ring. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Kryeministri shqiptar Edi Rama iu rikthye edhe njëherë SPAK dhe zhvillimeve të fundit. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, SPAK tashmë e ka...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, për FrontOnline, thotë se në mungesë të zhvillimit ekonomik dhe politik Kosova po zbrazet...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka emëruar Blerina Abrazhdën me prejardhje nga Kosova si zëvendësministre të Mbrojtjes. Në këtë pozitë, ajo zëvendëson...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot nga ora 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Konferenca ndërkombëtare “E ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe diplomacisë publike” do tw mbahet sot në Universitetin amerikan të njohur për studime ndërkombëtare...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.