×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kjo është thirrja ime e fundit për të”, Haradinaj: Kurti e ka momentin e fundit të kalojë në anën e duhur

    FrontOnline
    09 Qershor 2023

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së kryeministrit Albin Kurti dhe pavendosmërisë së presidentes Vjosa Osmani.

    “Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot.  Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai ka thënë se Kurti e ka momentin e fundit që të kalojë në anën e duhur.

    “Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë. Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces!”, ka shkruar ai.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” njësitit...
    Lajme01 Tetor 2023
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ngrohtorja “Termokos” është veshur me ngjyrat rozë. Ai, me anë...
    Lajme01 Tetor 2023
    Driton Selmanaj, është zgjedhur kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. Kjo u bë e ditur nga shefi i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Tetor 2023
    Ish-përfaqësuesi special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Frank Wisner, ka thënë se Serbia duhet të dorëzojë përgjegjësit për sulmet në veri të...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2023
    Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Ankara. PKK është e shpallur si e jashtëligjshme nga...
    Lajme01 Tetor 2023
    Deputetja më e zëshme britanike në raport me Kosovën, Alicia Kearns, ka bërë të ditur se i gjithë Batalioni i Parë i...
    Vip01 Tetor 2023
    E ftuar në “Më Lër të Flas”, Fifi sqaroi deklaratën e saj për pronarët e club-eve. Këngëtarja në një postim gjatë sezonit të verës,...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2023
    Qindra mijëra njerëz thuhet se kanë marrë pjesë në një tubim të opozitës në Varshavë të dielën, dy javë përpara zgjedhjeve që...
    Lajme01 Tetor 2023
    Papa Françesku bëri thirrje të dielën për bisedime mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, për ta kthyer paqen në Nagorno-Karabak, duke shtuar se ky...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.