×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është mosha mesatare e 13 vdekurve nga COVID-19 sot në Kosovë

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se 13 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në vend, raporton Express.

    Këto raste të vdekjes janë regjistruar në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren, Kamenicë, Podujevfë Suharekë dhe Viti.

    Bazuar në postimin e IKSHP’së, mosha mesatare e viktimave gjatë 24 orëve të fundit është 73.7.

    “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakovë 2 raste (85, 83 vjeç), Pejë 2 raste (81, 62 vjeç), Prizren 2 raste (74, 70 vjeç), Kamenicë 1 rast (90 vjeç), Podujevë 1 rast (69 vjeç), Suharekë 1 rast (60 vjeç), Viti 1 rast (66 vjeç)”, thuhet në raport.

    Ndryshe, që nga dje, vendit i janë shtuar 963 raste të reja me këtë sëmundje.

    “Numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 798 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.191”, thuhet në raportin e fundit të IKSHP’së rreth situatës epidemiologjike në vend./Express

    Nga Rubrika
    Lajme10 Nëntor 2024
    Ka vdekur ish-komandanti i UÇK-së, Naim Qorrolli. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij. Ai e kishte udhëhequr Operativën në...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Në Prishtinë u mbajt ceremonia e përkujtimit të 14 ushtarëve britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovës. Kurora në...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline thotë se premtimet e opozitës për ngritje të pagave dhe anëtarësimin në NATO, janë premtime që...
    Të tjera
    Kronika10 Nëntor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Gjakovë, rreth orës 07:55. Policia njofton se një burrë është gjetur...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Deputetja e VV-së, Mirlinda Sadiku-Tishukaj, për FrontOnline, thotë se opozita po jep premtime dhe e kanë hapur zemrën pasi që, sipas saj,...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Numri i rasteve të raportuara të dhunës seksuale ndaj grave është rritur gjatë viteve të fundit në Kosovë. Këtë e pohojnë nga...
    Kronika10 Nëntor 2024
    Një burrë ka vdekur derisa ka qenë duke punuar në një objekt banesor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur pritje pozitive nga mandati i dytë i Donald Trumpit, duke theksuar se kjo mund të...
    Kronika10 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka kanosur me thikë një dy të mitur. Ai është dërguar në mbajtje....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.