×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja aktuale të rrugëve në Kosovë

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Mirëmbajtja dimërore e auto-udhëve, rrugëve nacionale e atyre rajonale po vazhdon me intensitet të shtuar.

    Bazuar në raportin ditor të ditës së sotme, Ministria e Infrastrukturës informon si në vijim:

    Për shkak reshjeve të borës auto-udha R6 Hani i Elezit nga ora 15:00 deri në ora 22:00 dhe temperaturave nën zero (-3) është intervenuar me kripë dhe pastrim bore mbrëmë, ndërsa sot temperatura ishte nënë zero (-5) është intervenuar me kripë si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

    Në rajonin e Gjilani 1 gjendja e rrugëve është e mirë, është intervenuar në gjitha drejtimet në hedhjen e kripës për shkak të ngricave dhe është pastruar bora.

    Ndërsa në rajonin e Gjakova 1 gjatë ditës së kaluar ka pas intervenime në të gjitha akset rrugore për shkak të reshjeve të borës. Po ashtu është intervenuar me kripë në të gjitha akset.

    Po ashtu në këtë rajon gjatë ditës kemi hap kanale në vendet ku ka pasur nevojë për largimin e ujit. Të gjitha rrugët janë të hapura dhe pa ngrica.

    Auto-udhët: R7, N9, R6, si dhe auto-udha A6 Konjuh-Doganaj dhe Gjakova 2 janë krejtësisht të lira për qarkullim.

    Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe temperaturave të ulëta në rajonin e Prizrenit 2 ka ngrica dhe është intervenuar në pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës në rrugët: M25 Prizren -Morinë, R115 Prizren – Prevallë , R113 Zhur -Dragash- Restelicë, R114 Dragash – Brod, ndërsa bora është pastruar në rrugët R115 Prizren -Prevallë, R114, Dragash – Brod dhe R113 Dragash – Restelicë. Rrugët janë të hapura por, qarkullimi duhet të bëhet me kujdes të shtuar sepse ka akull dhe ngrica në rrugë.

    Në regjionin Peja 1 ka temperatura mjaft të ulëta dhe ngrica, është bërë shpërndarja e kripës në të gjitha rrugët. Të gjitha rrugët janë të kalueshme.

    Për shkak të reshjeve të borës nga ora 14:00 deri ne ora 18:30 dhe temperaturave nën zero (-3) u intervenua me kripë e rërë si dhe pastrim të borës në orët e mbrëmjes dhe në orët e mëngjesit.

    Ministria e Infrastrukturës lut të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë e Serbia do të tentojë sërish të destabilizojë Kosovën. Sipas saj, përpjekjet e Serbisë për...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 56 vjet. Edhe kjo ditëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është arrestuar e dyshuara femër pasi ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së...
    Të tjera
    Vip24 Prill 2024
    Françeska është një nga banoret me të përfolura në ‘Big Brother VIP Albania’ për arsye të dinamikave që ajo krijon në shtëpi....
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0 Chelsean në “Emirates”. Serinë e golave e hapi Trossard në minutën e...
    Sport24 Prill 2024
    Dallas Mavericks e ka mposhtur Los Angeles Clippers me rezultat të ngushtë 96-93 në kuadër të 1/8 së finales së playoff-it në...
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali shënoi fitore të thellë ndaj Chelseat, me rezultat 5-0, në mbrëmjen e së hënës. Megjithatë, trajneri i të Kaltërve, Mauricio Pochettino...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë ne Rahovec, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton që...
    Lajme24 Prill 2024
    Lidhur deklaratën e Ramush Haradinajt për gatishmërinë e tij për koalicion, Betim Gjoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.