×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kjo është fjala më e përdorur e vitit, lidhet me pandeminë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    “Lockdown” ose “Izolim” është shpallur fjala e vitit 2020 nga “Collins Dictionary”, pas një rritje të ndjeshme të përdorimit të saj.

    Sipas Collins, kjo fjalë përmbledh përvojën e përbashkët të miliarda njerëzve nëpër botë.

    Sipas të dhënave, kjo fjalë u përdor më shumë se 250.000 herë gjatë 2020, nga 4,000 herë vitin e kaluar.

    “Lockdown” hyri në përdorimin e përditshëm kur qeveritë nga e gjithë bota morën masa strikte në fillim të vitit 2020, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    Termi së pari filloi të shfaqej në kronikat e lajmeve në janar, kur qyteti kinez i Wuhan vendosi kufizime të rrepta. Që atëherë, pothuajse çdo vend i botës ka miratuar një formë bllokimi me kufizime shoqërore që kufizojnë ndërveprimin njerëzor dhe duke e bërë vitin 2020 një vit ndryshe nga çdo tjetër në historinë moderne.

    Fjalë të tjera të lidhura me pandeminë ishin po ashtu në listën e dhjetë fjalëve më të përdorura, si për shembull: koronavirus, distancim social dhe vetizolim.

    Në listë ishin dhe “BLM”, një shkurtim për lëvizjen Black Lives Matter, si edhe “Megxit”, termi i përdorur nga pjesë të medias për t’iu referuar Princ Harry dhe Meghan Markle, pas tërheqjes nga familja mbretërore britanike .

    Fjalori anglisht, Collins, nxjerr çdo vit në pah fjalët që dominojnë ngjarjet bashkëkohore të lajmeve. Vitin e kaluar, u zgjodh “greva e klimës” .

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë shprehur shqetësimet e tyre të mërkurën pas raportimeve se zyrtarë të drejtësisë...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Roja Bregdetare e Filipineve po heton përplasjen e një anije peshkimi që vrau tre persona, përfshirë kapitenin, thanë zyrtarët të mërkurën. Incidenti...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka transferuar 60 milionë euro në mbështetje buxhetore për qeverinë tuniziane, pavarësisht se presidenti tunizian, Kais Saied...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama...
    Vip04 Tetor 2023
    Rap-artisti i njohur shqiptar, Stresi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor. “Sja keni idenë” mban titullin kënga, të cilën e...
    Lajme04 Tetor 2023
    Në mesin e tetorit, Tirana do të jetë nikoqire e Samitit të Berlinit. Agjenda tashmë është përcaktuar. Këshilltarja e kryeministrit të Shqipërisë,...
    Lajme04 Tetor 2023
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë ka thënë se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatisë...
    Kronika04 Tetor 2023
    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në  “Rrugën e Ulqinit” në Mitrovicë. Lajmin për Front Online...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Roja Bregdetare e Filipineve po heton përplasjen e një anije peshkimi që vrau tre persona, përfshirë kapitenin, thanë zyrtarët të mërkurën. Incidenti...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.