[wp-story]

Kronika

Kjo është aktakuza se për çka akuzohet Xhabir Zharku

Kjo është aktakuza se për çka akuzohet Xhabir Zharku
17:00 | 16 Dhjetor 2019

Të shtunën u arrestua ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Kjo u bë me dyshimin për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

E ndaj tij, me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Gjykata Themelore e këtij qyteti i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Arsyet në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për këtë masë është siç thuhet “duke marrë parasysh natyrën e veprës penale, e ku në rastin konkret i pandehuri akuzohet për vepër penale shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autoritetit, e cila vepër penale hyn në kapitullin e veprave penale kundër detyrës zyrtare dhe dënueshmëria që parashihet për këtë vepër penale, janë rrethana të cilat e justifikojnë masën e paraburgimit si masë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale dhe zbatimin e suksesshëm të saj, e po ashtu edhe faktin se i pandehuri më parë ka qenë në arrati për të ju shmangur një procedure tjetër penale përkatësisht ekzekutimit të dënimit me burgim në kohëzgjatje prej 3 viteve, i cili iu ka shqiptuar nga ish Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Gjithashtu edhe faktin se i njëjti është edhe shtetas i Suedisë është rrethanë e cila tregon rrezikun potencial se i pandehuri po të gjendej në liri lehtësisht mund të ikë apo të arratiset me qëllim për ti ju shmangur zbatimit të suksesshëm të procedurës penale”.

“I njëjti si ish kryetar i Komunës së Kaçanikut, sigurisht se ka një autoritet në lokalitetin e tij se ku banon dhe do të ekzistonte mundësia se po të gjendej në liri, ekziston rreziku se mund ta pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitare, të cilët prokuroria do ti dëgjoj gjatë gazës së zbatimit të hetimeve”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit.

Gazeta inFokus ka siguruar ekskluzivisht dosjen e cila tregon në detaje arsyet e arrestimit të Zharkut dhe rastin për të cilin bëhet fjalë.

Fillimisht, arrestimi i tij ka të bëj me një rast që ka ndodhur në vitin 2008.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datën 23 tetor 2008 në Kaçanik, se kinse z. Zharku, në pozitën e personit zyrtar –Kryetar i Komunës së Kaçanikut me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që ka marrë vendim nr. 73311/2008, të datës 23 tetor 2008, me të cilën ka lejuar ndërtimin e objektit për banim kolektiv dhe lokale afariste në ngastrën kadastrale 650 ZK. Kaçanik, e cila ka qenë pasuri shoqërore, e cila iu ka dhënë në shfrytëzim NN “Çlirimtarët”, në të cliën ngastër do të ndërtohet objekti për banim kolektik dhe afarist, e cila sipërfaqe do të ndahet në mes të NN “Çlirimtarët” dhe Komunës së Kaçanikut”.

Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë në vitin 2010, shkruan gazeta inFokus.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm, se me datë 10.02.2010 në Kaçanik, se i njëjti do të kryente veprën penale: Shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 par 1 lidhur me par 3 të Kodit të Përkohshëm Penal (UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003, në fuqi deri me datë 31 dhjetor 2012), sipas përshkrimit të dispozitivit, veprimet e përshkruara si në dispozitiv, kinse z. Zharku, si person zyrtar – Kryetar i Komunës së Kaçanikut dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare në atë mënyrë që pas përfundimit gjyqësor në Gjykatën Komunale në Kaçanik në çështjen civile të paditësit NTN “Bardhi”, kundër të paditurës Komuna e Kaçanikut të vërtetimin e së drejtës së shfrytëzimit të pëhershëm të paluajtshmërisë, ka urdhëruar avokatin publik të Komunës së Kaçanikut znj. Fitore KRIVANJEVA-DACI, që të mos ushtrojë ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Kaçanik C.nr. 246/09, të datës 29.01.2010”, thuhet në ankesën që pala mbrojtëse e Zharkut ka bërë ndaj vendimit për paraburgim.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera