×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është agjenda shtetërore për shënimin e 28 Nëntorit

    FrontOnline
    28 Nëntor 2022

    Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën shtetërore për organizimin e 28 Nëntorit, 110 vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar.

    Qeveria kohë më parë kishte krijuar një komision të udhëhequr nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku lidhur me koordinimin dhe këtë agjendë shtetërore.

    Sipas agjendës, dita e nesërme nis me homazhe tek busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe përfundon me pritjen e kryeministrit Albin Kurti.

    Dita e 28 nëntorit e emërtuar si Festa e Flamurit është një nga më të veçantat për shqiptarët në krejt botën, për arsye të shumta, ndër vite e shekuj.

    Gjenon në kthimin e Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në Krujë, para plot 574 vjetësh, për të ngritur shqipen dykrenëshe dhe çliruar shqiptarët për 25 vjet nga sundimi osman.

    Ngjarja tjetër e madhe që pason këtë datë, është ndoshta më me peshë për shqiptarët, pasi aty i gjejmë fillet e një kombi që hyn ndruajtshëm, por i mëvetësuar, në shekullin e njëzetë.

    Më 28 nëntor të vitit 1912 Kuvendi Kombëtar i Vlorës, pjesë e të cilit ishin liderët shqiptarë të gati të gjitha krahinave, shpalli Shqipërinë shtet më vete, pas së cilit akt Ismail Qemali, kryetar i tij, ngriti flamurin kuqezi.

    Festa tjetër e kësaj date për shqiptarët vjen më 1994, si akt çlirimi nga pushtimi nazi-fashist, që do të pasohej fatkeqësisht me një diktaturë të përligjur komuniste.

    Njëmbëdhjetë vjet nga kjo datë do të lindte një nga kolosët e kombit, angazhimi dhe sakrifica e të cilit janë në themel të luftës së fundit për çlirim të shqiptarëve të Kosovës.

    Adem Jashari me flijimin e vet dhe të krejt familjes do të bëhej inspirim i pashoq për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kishin bërë daljen publike më 28 nëntor të vitit 1997, deri në çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Në Strasburg të Francës ka nisur seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e...
    Lajme16 Prill 2024
    Nesër në ora 16:00, do ti jepet lamtumira e fundit, Gjyljeta Ukellit, gruas qe u vra sot në Pejë nga bashkëshorti i...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili thotë se është “turpëruese dhe e vërtetë njëkohësisht” që “Kosova është vend i rrezikshëm për vajzat...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar ndaj vrasjes së një gruaje nga Peja të martën nga...
    Vip16 Prill 2024
    Rita Ora, 33 vjeçare, mbuloi fytyrën e saj me një çantë të zezë të markës “Hermès Birkin” në vlerë prej 28,000 dollarësh...
    Lajme16 Prill 2024
    Shefi i Eulexit, Giovanni Pietro Barbano ka reaguar lidhur me vrasjet e grave në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetin social, X,...
    Sport16 Prill 2024
    Drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusenit, Fernando Carro, ka thënë se Florian Wirtz nuk do të shitet gjatë kësaj vere. Carro, mes tjerash...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje, nëse përmes saj zgjedhet problemi i vrasjeve në...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për disa propozime që kanë dalë nga takimi i saj që e pati me ministrin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.