Në Qendrën Korrektuese në Dubravë gjatë kontrollimit të gjërave të sjella nga familjarët e një të burgosuri, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës në këtë qendër.
“Oficerët korrektues në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta kanë bërë bastisjen e një Kasetofoni , i cili ishte sjellë nga familjarët të burgosurit.
Bastisja ka rezultuar pozitive, me ç ‘rast në brendinë e Kasetofonit janë gjetur një telefon mobil ”Samsung”J5, një telefon mobil “LB STAR”(mini), një bateri e telefonit mobil “Samsung”; dhe tre kabllo të mbushësit për telefona mobil.
Lidhur me rastin, i burgosuri është veçuar deri në hetimin e rastit dhe ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës.

Të tjera
-
09:12 | 29 Janar 2023
-
09:09 | 29 Janar 2023
-
09:02 | 29 Janar 2023
-
08:56 | 29 Janar 2023
-
08:41 | 29 Janar 2023
-
08:21 | 29 Janar 2023
-
08:19 | 29 Janar 2023
-
LajmeMoti sot në Kosovë07:58 | 29 Janar 2023
-
07:42 | 29 Janar 2023
-
00:00 | 29 Janar 2023
-
23:36 | 28 Janar 2023
-
23:33 | 28 Janar 2023