[wp-story]

Bota/Rajoni

Kisha serbe në Malin e Zi kërkon mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese

Kisha serbe në Malin e Zi kërkon mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese
20:24 | 13 Janar 2020

Kisha Ortodokse Serbe është ftuar nga pushteti malazez që të negociojë për të gjetur një zgjidhje pas tensioneve të krijuara për shkak të ligjit për liritë fetare. Kisha serbe kërkon mbrojtje nga Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi. Konflikti mes të dyja vendeve është thelluar dhe përvec incidenteve, është ngritur në nivel politik.

Kisha thotë se nuk janë respektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias. Drejtësinë do ta kërkojë në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi dhe rrugët e drejtësisë. Ligjin e konsideron të padrejtë.

“Këtu qëndron që vetëm një kohë të caktuar mund të shfrytëzohen objektet përderisa organi përkatës i administratës shtetërore të mos vendosë kujt do t’ia japë në shfrytëzim apo edhe do ti shesë, edhe kjo është e mundshme”,  u shpreh avokati i Kishës Ortodoske Serbe, Mirosllav Nikollic.

Tensionet kanë vazhduar edhe pas futjes në fuqi të ligjit. Në dhjetëra vende u bë lutje për ndihmë hyjnore. Por, si u bë që dy popuj që quhen vëllezër u futën në konflikt. Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006. Ky është Mirash Dedeic, patriarku i dytë i kishës ortodokse malazeze, e pa pranuar. Shpesh ka thënë se nuk ka shtet pa kishë të pavarur. Serbët mendojnë se arsyet janë politike. Por, në Mal të Zi vepron dhe një kishë e dytë malazeze- sërish e panjohur. Ky grup thonë se kisha ka qenë e pavarur dhe si në këngë, nënë, e quajnë Malin e Zi.

Politikisht nuk kanë qenë në paqe që nga pavarësia. Kur Podgorica njohu Kosovën u dëbua ambasadori malazez.

Në këtë ceremoni, Ministri i Mbrotjes ndëroi liderin e opozitës malazeze, Andrija Mandic,  si ish ushtarak për mbrojtjen e shtetit, në vitin 1999, gjatë bombardimeve të NATO-së.

Jaksha Shcekic, është analist. Familjen i ka me origjinë nga Mali i Zi, vet është një beogradas. Problemi thotë është i thellë.

“Thelbi është që shumica në Serbi nuk e pranon kombin malazez dhe konsiderojnë që ata janë serb dhe shpresojnë që një ditë do të jetë një shtet. Mendoj se të dyja palet do të bëjnë kompromis për të gjetur një zgjidhje”, tha më tej analisti Jaksha Shcekic.

Konflikti mes të dyja vendeve shumë shpejt kaloi në nivelin politik. Dëbimi i mundshëm i Kishës Ortodokse Serbe vlerësohet si veprim që konfliktin mund ta bëjë edhe më të thellë.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera