[wp-story]

Lajme

Kirurgu i fëmijëve në QKUK: Ministria e Shëndetësisë po tenton të hakmerret ndaj meje pas konferencës në VV

Kirurgu i fëmijëve në QKUK: Ministria e Shëndetësisë po tenton të hakmerret ndaj meje pas konferencës në VV
12:20 | 05 Shtator 2019

Kirurgu i fëmijëve Dr. Baton Kelmendi thotë se Ministria e Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga ministri në largim i PDK-së Uran Ismaili, po tenton të hakmerret ndaj tij, pas deklaratave që ai bëri në një konferencë për media, në kuadër të aktiviteteve të tij si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas datës 07.08.2019 kur është mbajtur konferenca për shtyp e Lëvizjes VETËVENDOSJE mbi gjendjen katastrofale në shëndetësi, konkretisht në QKUK, sipas informatave që po qarkullojnë, urgjentisht nga Ministria e Shëndetësisë qenka kërkuar performanca ime në klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve për vitin 2019! E paskan marrë nr e rasteve të operuara me datën 12.08.2019. Por shkoi muaji dhe nuk kanë reaguar?! Si duket nuk ju kanë pëlqyer te dhënat”, ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook.

Ai sërish e ka quajtur QKUK-në “zyre lokale të PDK-së”, për të cilën ka thënë se merret me shantazhe e kërcënime në funksion të dajëve dhe tezeve.

“Pres përgjigje zyrtare nga ane e Ministrisë së Shëndetësisë dhe zyrtarëve të SHSKUK, a janë të kënaqur me performansën time apo kam nevojë të “përmirësohem”! Zyra lokale PDK në lagjen e spitalit, ka kohë që nuk është në funksion të ofrimit te shërbimeve shëndetësore për qytetarët, por merret me shantazhe e kërcënime, si dhe fushatë parazgjedhore në funksionin të klanit të dajëve dhe tezeve! Një gjë ja u pranoj, kur mendoj që nuk mundeni me ra me poshtë e ultë, ju e dëshmoni të kundërtën”, ka shkruar Kelmendi.

Kirurgu Kelmendi bashkë me nënkryetarin e VV-së, Dr. Arben Vitia para një muaji mbajtën një konferencë për media, ku kritikuan ashpër zyrtarët e MSH-së dhe SHSKUK-së për gjendjen në shëndetësi.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera