×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kirby: Diplomacia, rruga e duhur për kthimin e sigurt të izraelitëve në veri të vendit

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Izraeli nuk do të mund t’i kthejë në mënyrë të sigurt qytetarët e vet në shtëpitë e tyre në veri të vendit, në kushtet e një luftë të gjerë me Hezbollahun ose Iranin, tha të dielën zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

    Izraeli vazhdoi goditjen e objektivave në Liban të dielën, duke vazhduar trysninë ndaj Hezbollahut me sulme të reja pasi vrau udhëheqësin e grupit të mbështetur nga Irani, Sayyed Hassan Nasrallah.

    Izraeli ka deklaruar se objektivi i tij është që të mbrojë zonat e tij veriore nga raketat e Hezbollahut dhe të mundësojë kthimin e mijëra banorëve të zhvendosur.

    “Një luftë e gjerë me Hezbollahun, aq më tepër me Iranin, nuk është rruga e duhur për ta arritur këtë objektiv. Nëse do t’i kthesh ata njerëz të sigurt në shtëpi, ne besojmë se rruga diplomatike është rruga e duhur,” tha zoti Kirby për rrejtin CNN.

    Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje hapat e Hezbollahut për të plotësuar udhëheqjen e vet, pas eliminimit të Nasrallahut dhe figurave të tjera të larta “dhe po vazhdojnë të diskutojnë me izraelitët mbi hapat e ardhshëm të duhur,” tha ai.

    Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se më shumë se 1,000 libanezë janë vrarë dhe 6,000 janë plagosur në dy javët e fundit. Qeveria tha se një milion njerëz – një e pesta e popullsisë – janë larguar nga shtëpitë e tyre. /VOA

     

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), i ka fituar të dielën zgjedhjet e përgjithshme në Austri për herë të...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka fituar përballjen e parë për të qenë Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së....
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Me sloganin "Kalojmë në vepra”, koakicioni VLEN shënoi 100 ditët e para të qeverisë së re. Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot gjatë ditësm në autostradën Durrës – Tiranë. Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Aty...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Çmimi i naftës po vlerësohet të jetë i lartë në Shqipëri. Sa i përket kësaj ajo e ka vendin e parë në...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi një arritje të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet anëtare të EFTA-s (Norvegji, Zvicër,...
    Lajme29 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj nga Çekia Jan Lipavsky, ku aty biseduan rreth thellimit të bashkëpunimit...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka njoftuar se ka takuar struktrat e partisë në Zvicër ku thotë se diskutuan për strategjitë dhe...
    Lajme29 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë homazhe tek varrezat e vëllezëve Bytyqi në New York. Me këtë rast, ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.