×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kina teston një armë tjetër të rrezikshme

    FrontOnline
    28 Tetor 2021

    Kina ka testuar për herë të parë shkatërrimin e një porti duke përdorur eksplozivë nënujorë. Mediat shtetërore thanë se kjo është një taktikë që mund të përdoret kundër SHBA’së në rast të një lufte.

    Ushtria e Pekinit i kreu testimet të shtunën por nuk është specifikuar se ku u kryen këto testime.

    Teknologjia e përdorur  është projektuar të ndërpresë  linjat e furnizimit të armikut në rast të një konflikti. Në gazetën shtetërore Global Times bëhet e ditur se sulmet  të tilla të  fshehta duke përdorur eksplozivë nënujore do t’i bëjnë anijet e mëdha si aeroplanmbajtëset amerikane të dobëta.

    Javën e kaluar vendi komunist lëshoi një satelit i quajtur Shijian 21 – për të cilin mediat kineze thonë se është krijuar për të pastruar mbeturinat hapësinore. Por Uashingtoni thotë se ky satelit ka aftësinë të shkatërrojë satelitët të tjerë në hapësirë.

    Pekini pretendon se testimet e tij janë krejtësisht paqësore, por Uashingtoni po krijon aleanca të reja me Australinë, Japoninë dhe Indinë, të cilat synojnë  të luftojnë ndikimin në rritje të Kinës.

    Kjo ka përkeqësuar marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit, të cilët gjithashtu gjenden në një konkurrencë të ashpër ekonomike.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.