×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kina pezullon dialogun ekonomik me Australinë

    FrontOnline
    06 Maj 2021

    Kina ka pezulluar një forum dialogu dypalësh ekonomik me Australinë, çka sinjalizon një përkeqësim të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.

    Në një deklaratë të enjten, Komisioni Kombëtar kinez për Zhvillim dhe Reformë njoftoi se kishte “pezulluar” për një periudhë të pacaktuar Forumin e Dialogut Ekonomik e Strategjik Kinë-Australi. Në deklaratë përmendeshin si arsye për këtë vendim ato që u quajtën masa të Australisë për “prishjen e shkëmbimeve normale” për shkak të një “mendësie të kohës së Luftës së Ftohtë dhe diskriminimi ideologjik”.

    Dy vendet e krijuan forumin në vitin 2014 me synimin për të diskutuar mosmarrëveshjet tregtare e çështje të tjera ekonomike. Por vëzhguesit thonë se pezullimi është kryesisht një akt simbolik, pasi palët nuk kanë zhvilluar bisedime zyrtare që nga viti 2017.

    Ministri australian i Tregtisë Dan Tehan e quajti vendimin e Pekinit “zhgënjyes” dhe tha se vendi i tij mbetet i hapur për dialog dhe “angazhim në nivel ministror”.

    Tensionet mes Australisë dhe Kinës nisën në 2018, kur Australia ndaloi gjigandin kinez të telekomunikacionit Huawei të ishte pjesë e rrjetit të saj 5G. Marrëdhëniet u përkeqësuan më tej për shkak të nxitjes që Australia i bëri një hetimi të pavarur mbi origjinën e pandemisë së koronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, në qytetin kinez të Wuhanit.

    Pekini reagoi duke vendosur tarifa të ashpra ndaj elbit australian dhe pezulloi importet e mishit nga ky vend. Gjithashtu autoritetet kineze këshilluan qytetarët dhe studentët e vendit të tyre të rishikonin vendimet për të udhëtuar për turizëm apo për t’u arsimuar në Australi për shkak të asaj që ata e quajtën, diskriminim racor.

    Muajin e kaluar Australia anuloi dy marrëveshje që shteti i Viktorias nënshkroi me Kinën lidhur me iniciativën infrastrukturore shumëkombëshe disa miliarda dollarëshë, Një rrugë një brez, duke shkaktuar paralajmërime për hakmarrje nga Pekini.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Gjykata në Moskë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e nëntë për sulmin në një sallë koncertesh. Gjykata e rrethit Basmanny...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Ministrja për Çështje Europiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se vendi i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton,...
    Lajme29 Mars 2024
    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.