×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kina lehtëson masat anti-covid pas protestave

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Kina hoqi rregullin për izolimin e personave me Covid-19 dhe detyrimin për të treguar testin anti-covid në disa zona publike duke ndryshuar në këtë mënyrë rrënjësisht strategjinë e saj që mbylli miliona njerëz në shtëpi dhe ndezi protesta për dorëheqjen e Presidentit Xi Jinping.

    Rregullat e reja i shtohen lehtësimit të masave disa ditë më parë që nxitën shpresat se Pekini po hiqte dorë nga strategjia “zero Covid” që po shkatërron prodhimin dhe tregtinë botërore.

    Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se kufizimet nuk mund të hiqen plotësisht deri të paktën në mes të vitit 2023 pasi miliona të moshuar duhet të vaksinohen dhe sistemi i kujdesit shëndetësor duhet të forcohet.

    Kina është vendi i fundit i madh, që ende përpiqet të zhdukë transmetimin e virusit, ndërsa shumë vende po përpiqen të bashkëjetojnë me të.

    Paralelisht me zbutjen e kufizimeve zyrtarët kinezë po e cilësojnë virusin si më pak kërcënues, një përpjekje kjo për t’i përgatitur edhe banorët e Kinës se do t’u duhet të jetojnë bashkë me virusin.

    Për herë të parë, njerëzit me simptoma të lehta lejohen të izolohen në shtëpi, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, në vend që të shkojnë në qendra karantine të mbipopulluara apo johigjienike. Kjo formë karantinimi shkaktoi acarim të madh te banorët e Kinës dhe ndikoi në nxitjen e protestave që shpërthyen më 25 nëntor në Shangai dhe qytete të tjera.

    Institucionet publike me përjashtim të shkollave, spitaleve dhe shtëpitë e kujdesit, nuk do t’u kërkojnë më vizitorëve të kenë një “kod shëndetësor” në aplikacionin e telefonave inteligjentë që gjurmon testet e virusit.

    Në deklaratën e lëshuar nga autoritetet thuhej se zyrtarët lokalë duhet “të marrin masa të rrepta dhe të hollësishme për të mbrojtur jetën, sigurinë dhe shëndetin e njerëzve”, por në të njëjtën kohë të “minimizojnë ndikimin e epidemisë në zhvillimin ekonomik dhe social”.

    Për shkak të masave kufizuese numri me raste të infektimit me Covid 19 ka qenë i ulët, por kjo do të thotë se pak njerëz kanë krijuar imunitet natyror, një faktor që mund të shtyjë planet për heqjen e plotë të kufizimeve nëse numri i rasteve rritet.

    Megjithatë, pas tre vjetësh të paralajmërimeve ndaj popullatës mbi rreziqet e COVID-19, zyrtarët kinezë kanë filluar të flasin për virusin si më pak kërcënues.

    Qeveria njoftoi javën e kaluar një fushatë për vaksinimin e të moshuarve. Ekspertët e shëndetësisë thonë se vaksinimi i tyre duhet bërë përpara se Kina t’u japë fund kufizimeve ndaj vizitorëve që vijnë nga jashtë. Sipas tyre Partia Komuniste në pushtet duhet gjithashtu të ndërtojë sistemin spitalor të Kinës për të përballuar një rritje të mundshme të rasteve.

    Por së fundmi zhgënjimi publik po rritet teksa miliona njerëz u mbyllën në mënyrë të përsëritur në shtëpi për periudha të pacaktuara, ndërsa ecuria ekonomike ra./VOA/

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Gërvalla ka deklaruar...
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë...
    Sport20 Prill 2024
    Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun Trajneri francez i cili...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Kryeminsitri, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.