[wp-story]

Bota/Rajoni

Kina dhe SHBA pajtohën që të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë

Kina dhe SHBA pajtohën që të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë
18:11 | 05 Shtator 2019

Njoftimi vjen në kohën e frikës se përshkallëzimi i luftës tregtare midis dy vendeve mund të shkaktojë recesion ekonomik global.

Ministria e Tregtisë e Kinës tha se për bisedime u ra dakord në një bisedë telefonike midis zëvendëskryeministrit të Kinës, Liu He, përfaqësuesit amerikan të tregtisë, Robert Lighthizer, dhe sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin.

“Palët ranë dakord që të punojnë së bashku dhe të ndërmarrin veprime praktike për të krijuar kushte të mira për konsultime”, tha ministria kineze.

SHBA dhe Kina i caktojnë bisedimet për tregti në tetor në Uashington

Qysh vitin e kaluar, SHBA-ja ka nisur me vënien e tarifave shtesë mbi mallrat e importuara kineze, duke bërë që Kina të përgjigjet me masa të ngjashme.

Zyrtarët e SHBA-së thonë se po e penalizojnë Kinën për shkak të praktikave të padrejta tregtare, e sidomos për vjedhje të pronës intelektuale.

Kina ka paraqitur disa ankesa në Organizatën Botërore të Tregtisë, e cila i kufizon tarifat që secili vend lejohet t’i vendosë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të jetë edhe më i ashpër ndaj Pekinit nëse bisedimet tregtare zvarriten.

Kjo ka lëkundur tregjet e aksioneve dhe ka rritur frikën për një recesion global.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera