×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kina dërgon satelit në hapësirë për ta vëzhguar Tokën

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Të hënën, Kina ka dërguar një satelit tjetër vëzhgues në hapësirë, raportuan mediet shtetërore të vendit komunist.

    Sipas agjencisë së lajmeve, Xinhua, ky satelit është i tipit “Gaofen 11 02” dhe siguron pamje me rezolucion të lartë. Ai u lëshua në hapësirë përmes raketës së tipit “Long March 4B”.

    Ky satelit mund të bëjë fotografi me rezolucion të lartë dhe gjithashtu do të përdoret për hulumtim të terrenit, planifikim urban, dizajnim të rrjetit rrugor, bujqësi dhe operacione gjatë fatkeqësive.

    Lëshimi i këtij sateliti u bë një ditë pasi një fluturake u lëshua në Tokë në mënyrë të sigurt të dielën. Kjo fluturake ishte në orbitë për dy ditë, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

    Kjo fluturake ishte nisur drejt orbitës të premten nga qendra për lëshimin e satelitëve “Jiuquan”.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës gjykata e këtij qyteti ka vendosur sekuestro ndaj pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ago Gjolaj. Në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë vizitës në Hagë zhvilloi një takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ministrat e Jashtëm të G7-së po takohen për të diskutuar luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainën në ishullin italian të Capri....
    Të tjera
    Sport18 Prill 2024
    Duket se shtëpitë e basteve e kanë të vështirë të japin çdo vit Real Madridin si favorit kryesor për të fituar Ligën...
    Sport18 Prill 2024
    Muhamet Hyseni është njëri prej futbollistëve më të mirë në futbollin kosovar për momentin. Sulmuesi i Llapit ka shkëlqyer në këtë sezon...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si...
    Sport18 Prill 2024
    Tashmë janë siguruar gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pasi skuadra e Bayern Munchen dhe Real Madridit eliminuan mbrëmë Manchester Cityn dhe Arsenalin....
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq edhe një herë ka shprehur mllefin e tij për shkak të nismës për Rezolutën mbi gjenocidin...
    Kronika18 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.