×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kim Jong-un shpall fitoren: Vendi ynë, i çliruar nga COVID-19

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Në Korenë e Veriut nuk ka asnjë rast me koronavirus.

    Këtë e tha lideri Kim Jong-un gjatë një parade të pazakontë ushtarake e mbajtur gjatë natës, me rastin e 75-vjetorit të Partisë Popullore në pushtet.

    Peniani i shfrytëzon zakonisht paradat ushtarake për të ekspozuar raketa dhe artileritë e reja. Ekspertët thanë se raketa balistike ndërkontinentale u panë gjatë ceremonive mëngjesin e së shtunës.

    Ngjarja, e shënuar me një sërë koncertesh e aktivitetesh, shfrytëzohet gjithashtu nga udhëheqësi autoritar si mundësi për të përcjellë mesazhin e tij brenda dhe jashtë vendit.

    “I uroj shëndet të gjithë njerëzve që po luftojnë me sëmundjen e shkaktuar nga ky virus i keq”, tha Kim Jong-un, 10 ditë pasi Presidenti amerikan njoftoi se ishte prekur nga Covid-19, raporton A2.

    Në video, Kim shfaqet pasi ora shënoi 12 e natës. I veshur me kostum gri dhe kollare, ai përshëndeti turmën dhe pranoi lule nga një fëmijë, ndërsa rrethohej nga zyrtarë të lartë ushtarak.Në dukje i emocionuar, Kim falenderoi ushtrinë që, siç tha, punoi fort për t’iu përgjigjur katastrofave natyrore dhe për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    Ndërsa pjesëmarrësit në aktivitetet e tjera u shfaqën me maska, në paradë askush nuk mbante një të tillë.Peniani nuk raporton më raste të brendshme me koronavirus, por Koreja e Jugut dhe SHBA kanë dyshime mbi këtë fakt. Kim tha në fjalim se vendi do të vazhdonte të fuqizonte kapacitetet ushtarake për vetëmbrojtje dhe parandalim.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme20 Prill 2024
    Një mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga ish-gruaja e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njofton FrontOnline ish-bashkëshortja e...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Front Online ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...
    Lajme20 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 1 Maj. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.