Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka thënë përmes një video-mesazhi në Facebook, se ky 4 korrik do të jetë ndryshe nga të tjerët.
Kim u shpreh se ndonëse duhet të qëndrojnë të distancuar fizikisht, amerikanët dhe shqiptarët janë po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë.
”Festimi i ditës së pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë, po përballemi me një pandemi e cila nuk na ka lënë të mblidhemi nën një çati, për të festuar ditëlindjen e 244-t ”, thuhet në mesazhin e ambasadores Kim.
E Presidenti Ilir Meta, i ka shkruar një letër urimi Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me rastin e “4 Korrikut”, festës së Pavarësisë.
Në mesazhin e tij Meta shkruan së ky përvjetor mbërrin në një kohë shumë të vështirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për mbarë botën, pasi pandemia e COVID-19 është përhapur në të gjithë rruzullin me efektet e saj serioze dhe të paparashikueshme por se SHBA-të do t’ia dalin të mbizotërojnë kundër kësaj pandemie dhe se do të ngrihen edhe më të fortë se kurrë.

Të tjera
-
23:08 | 03 Korrik 2022
-
22:59 | 03 Korrik 2022
-
22:57 | 03 Korrik 2022
-
22:41 | 03 Korrik 2022
-
22:35 | 03 Korrik 2022
-
22:18 | 03 Korrik 2022
-
22:10 | 03 Korrik 2022
-
21:46 | 03 Korrik 2022
-
21:39 | 03 Korrik 2022
-
21:32 | 03 Korrik 2022
-
21:29 | 03 Korrik 2022
-
21:10 | 03 Korrik 2022