×
  • Lajme
  • Lajme

    Kilaj, Smakaj dhe Fazliu sillen në EULEX, pritet transferimi i tyre për në Hagë

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2024

    Në bazën e EULEX-it, janë sjell të arrestuarit e sotëm të Gjykatës Speciale, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu, të cilët priten të transferohen në Hagë.

    Që të tre ishin bastisur gjatë vitit të kaluar, por edhe mëngjesin e kësaj të enjte.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku ka sjell detajet më të reja nga këto arrestime.

    “Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Isni Kilaj kishte qëndruar për disa kohë para majit, para se të lirohej për një periudhë të shkurtër kohore, derisa ndaj të njëjtit t’i konfirmohej aktakuza e tretë, e cila ishte e ngritur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, dhe me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake për veprën penale ‘pengim i administrimit të drejtësisë’”, tha Mujku.

    “Duhet të kujtojmë më patjetër se ky muaj ka qenë muaji i fundit kur Isni Kilaj ka pasur mundësi ti konfirmohej ose t’i rrëzohej aktakuza e fundit e tij, e cila ishte ngritur më 28 qershor të këtij viti”.

    “Për dy rastet e tjera, ka pasur bastisje po ashtu gjatë vitit 2023, më 12 shtator të atij viti, tek shtëpia e Bahri dhe Fahri Fazliut, pikërisht te Fadil Fazliu, i cili është ndaluar sot, ku ndalimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës dhe djali i tij”.

    “E bastisje të mëdha si në asnjë shtëpi tjetër, faktikisht kishte pasur edhe në fund të tetorit te shtëpia e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt”.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, i ftuar në  në T7, ka diskutuar për fushatën dhe zgjedhjet e 9 shkurtit, ku ka hedhur...
    Lajme22 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte prej dy vitesh në Prishtinë. “Me...
    Lajme22 Janar 2025
    Një delegacion nga presidenca e Kosovës po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në...
    Të tjera
    Vip22 Janar 2025
    Lynn Ban, stiliste e famshme dhe ylli i Bling Empire ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare pas një aksidenti me ski. Djali...
    Sport22 Janar 2025
    Bazuar në renditjen aktuale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në vendin e parë dhe Barcelonën në vendin e dytë, Blaugranat mund...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit “Për Kosovën Fituese”, Artan Nimani ka folur për fjalimet e kryeministrit Kurti në tubime zgjedhore....
    Vip22 Janar 2025
    Bay T ka vazhduar diskutimet me Sarën lidhur me ekspericën e saj në Big Brother VIP Kosova 3. Ajo u shpreh se...
    Lajme22 Janar 2025
    “Ndoshta pesë këshilltarë mjaftojnë. 35 janë si të mos jetë asnjë, ose tregojnë një lloj paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit”, kishte deklaruar...
    Lajme22 Janar 2025
    Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga senatori amerikan Gary Peters. Me të Haradinaj ka thënë se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.