[wp-story]

Lajme

Kiev-Zahaq, autostrada që s’u krye kurrë, merret një hap shpresëdhënës

Kiev-Zahaq, autostrada që s’u krye kurrë, merret një hap shpresëdhënës
14:00 | 17 Dhjetor 2019

Vazhdimi i autostradës Kiev-Zahaq është bërë “bajat” nga gënjeshtrat e shumta ndër vite të ministrave përkatës.

Vazhdimisht është premtuar se do të fillojnë punimet e mbetura në përfundimin e kësaj autostrade, por që ato kanë mbetur vetëm premtime boshe.

 

 

Një hap shpresëdhënës për vazhdimin e punimeve në këtë rrugë është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovë.

Sapo është marrë vendimi për shpronësimin e pronave në segmentin Kiev-Zahaq.

Ky projekt pritet të kushtojë 238 milionë euro, ndërsa kohëzgjatje e punimeve do të jetë 36 muaj.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera