×
  • Auto
  • Auto

    Kia u tall me miliarderin Musk, më vonë e fshiu postimin

    FrontOnline
    14 Mars 2025

    Që kur Elon Musk, drejtor dhe bashkëpronar i Tesla-s, u bë një figurë e rëndësishme politike në SHBA dhe me ndikimin dhe fuqitë e tij reale si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë – DOGA, rebelimi kundër Musk dhe kompanisë së tij të veturave Tesla po bëhet më i fortë.

    Dhe shitjet e Tesla filluan të vuanin seriozisht, dhe konkurrentët po kënaqen.

    Divizioni norvegjez i Kia publikoi një foto të një blerësi të mundshëm të veturës Kia EV3, i cili ngjiti një ‘sticker’ në pjesën e pasme të automjetit: “E bleva këtë pasi Eloni u qmend”.

    Fotoja e njoftimit filloi të përhapet në rrjetet sociale dhe disa e kritikuan për një lloj reklame që tallte Muskun.

    Postimi në Instagram, i shpërndarë fillimisht në fund të shkurtit, u fshi më 10 mars, me sa duket për shkak të reagimit të ashpër.

    Ndryshe, shitjet e Tesla në Evropë në janar 2025 ranë me 45 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, pavarësisht rritjes së tregut të përgjithshëm të automjeteve elektrike në rajon.

    Në të njëjtën kohë, aksionet e Tesla përjetuan një rënie të ngjashme, nga një kulm prej 479,86 dollarë më 17 dhjetor 2024 në 248,33 dollarë më 10 mars 2025, që do të thotë se humbi pothuajse gjysmën e vlerës së saj në më pak se tre muaj.

    Promocionit të Teslës i është bashkuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili dje ka pozuar me një Tesla para Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar se e ka blerë “nuk mund ta ngasë se nuk e kam ngarë prej kohësh” dhe ka vlerësuar veturën, markën dhe Musk. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Auto26 Prill 2025
    Volkswagen of America dhe Uber kanë njoftuar plane për të nisur një shërbim komercial robotaksi duke përdorur furgonë elektrikë autonomë VW ID....
    Auto25 Prill 2025
    BMW është një nga një numër markash automobilistike që dëshiron të rrisë numrin e automjeteve elektrike. Kështu, BMW së shpejti do të...
    Auto24 Prill 2025
    MG zbuloi SUV-in elektrik CyberX në panairin e veturave në Shangai. Ky model është pjesë e serisë së re Cyber ​​të MG,...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.