×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i mbështetë Policinë e Kosovës me pajisje kundër COVID-19

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Karabinierët Italianë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, i dhuruan Policisë së Kosovës 22 makina gjeneruese të ozonit për të pastruar zyrat dhe automjetet nga viruset, bakteret dhe patogjenët e tjerë.

    Pajisjet u financuan nga Ministria Italiane e Mbrojtjes dhe raportohet se do të lehtësojnë përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve në Kosovë kundër pandemisë COVID-19. Në muajt e kaluar ushtria Italiane, me kërkesë të institucioneve të Kosovës, siguroi një ekip të përbërë nga nëntë anëtarë të personelit nga Regjimenti i 7-të i Mbrojtjes Kimike-Biologjike-Radiologjike-Bërthamore ‘Kremona’ që dezinfektoi mbi 50 objekte publike në të gjithë Kosovën në 34 komuna të ndryshme.

    “Që nga shpërthimi i COVID-19, vendet aleate dhe partnere të NATO-s kanë mbështetur institucionet në Kosovë në përgjigje ndaj pandemisë përmes dhurimit të pajisjeve të mbrojtjes personale dhe duke ofruar mbështetje teknike, ku KFOR-i ka një rol lehtësues”.

    “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Koloneli Enio Simone, Komandant i Regjimentit MSU-KFOR, morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit në selinë e Policisë së Kosovës në Prishtinë”.

    “Aftësia e KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes nuk është dëmtuar nga COVID-19, dhe rreth 3,500 ushtarë nga 26 kombe janë duke kryer rregullisht operacionet e tyre ndërsa zbatojnë masa të kujdesshme dhe të fuqishme për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të minimizuar rreziqet për anëtarët e saj dhe për komunitetet ku ata shërbejnë, në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në komunikatën për media të KFOR-it.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.