×
  • Lajme
  • Lajme

    “Këto që janë të përkthyme s’janë t’miat” – Burim Ramadani thotë se ka staf joprofesional në Gjykatën Speciale

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2024

    Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë se në Gjykatë Speciale ka edhe staf joprofesional sidomos në aspektin e përkthimit.

    Ai  ka thënë se një staf profesional do të duhej të kishte mbështetje edhe prej shtetit.

    Gjatë ditës ka pasur bastisje dhe arrestime me urdhër të Gjykatës Speciale.

    “Një pjesë e madhe e stafit që punojnë, stafit profesional atje kanë kaluar një periudhë kogja të gjatë të punës në Kosovë, edhe në UNMIK, edhe në EULEX – dhe kjo për bindjen time mundet me nxitë këtë gjykimi, edhe këtë ndjenjën e inatit qoftë për telashet që i kanë pasur brenda vetës gjatë misioneve në Kosovë, qoftë për situata të tjera”, ka thënë Ramadani.

    “Ajo që e mendoj është se stafi, sidomos stafi që i ndihmon Prokurorisë së specializuar, të zëmë në përkthimin në gjuhën shqipe apo prej gjuhës shqipe, besoj që do të duhej të ishte më i mbështetur prej shtetit të Kosovës, pra të ketë staf profesional. Ne kemi parë raste publike kur një i dënuar në shkallë të parë ka thënë se ato që janë të përkthyne unë nuk i kam thënë, janë të përkthyne gabim. Rasti i Peter Shalës do të duhej ta ngriste vëmendjen menjëherë, a ka mungesë të stafit profesional. Mundësia e përkthimit të një fjale gabim mundet me ndryshu krejt procesin”, ka deklaruar ai. /T7/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Sot komandanti i KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani, mirëpriti zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Peter K....
    Lajme22 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte prej dy vitesh në Prishtinë. “Me...
    Lajme22 Janar 2025
    Një delegacion nga presidenca e Kosovës po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në...
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Sot komandanti i KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani, mirëpriti zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Peter K....
    Lajme22 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur armë, pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe sende të tjera të dyshimta gjatë një...
    Vip22 Janar 2025
    Xumi Allushi, një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4, u eliminua dje pas një nominimi kokë më kokë me Eglin,...
    Lajme22 Janar 2025
    Kosova ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s. Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë kryeministri...
    Lajme22 Janar 2025
    E para kritikë nga Administrata e Donald Trump karshi qeverisë kosovare erdhi nga Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell ndaj...
    Lajme22 Janar 2025
    Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Pavlan të Pejës. Rastin për Front Online e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.