[wp-story]

Lajme

Këto pamje nuk janë nga Zvicra, por nga Gryka e Rugovës

Këto pamje nuk janë nga Zvicra, por nga Gryka e Rugovës
13:40 | 17 Dhjetor 2019

Bukuri të rralla dhe mahnitëse që tregojnë madhështinë e natyrës në stinen e dimrit në Rugovë. Dëbora në stinën e dimrit i dhuron shpeshherë pamje mahnitëse natyrës.

Edhe Gryka e Rugovës, Kuçishta, Guri i Kuq dhe Boga e Rugovës janë kthyer në një destinacion të rëndësishëm të turizmit malor gjatë këtij dimri

Sapo të hyni në Grykën e Rugovës dhe deri në lartësitë 1500 metër mbi nivelin e detit, në Kuçishtë, Bogë e Guri i Kuq të shoqërojnë pamje mahnitëse nga dëbora, pastaj dhjetëra lokale e restorante, të cilat shtrihen buzë lumit Bistrica, ndërsa në Kuçishtë, Bogë e Guri i Kuq hotelet e motelet, kryesisht të tipit alpin, janë të ngritur në lëndinat në shpatet e maleve të Bjeshkëve të Nemuna.

Duhet theksuar se bukuritë që të magjepsin janë bjeshkët të cilat shtrihen në veri dhe në verilindje të Lumbardhit të Pejës, si: Zhlepi me majën e Rusolisë (2380m), Hajla, Shtedimi, Bjeshka e Cigës me majën e Hasanit, Bjeshka e Begut me majën e Vjelakut, Peklena etj.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera