×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë temperaturat për ditën e sotme

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tregon se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë deri ditën e premte.Reshjet e shiut parashihen që në disa pjesë të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së hënë (30.11.2020). Nga dita e martë sërish parashihet të ketë stabilizim të motit deri ditën e premte, kur parashihen riga të shiut të cilat mund të vazhdojnë edhe ditën e dytë të vikendit.
    Në fushat termike pritet të ketë luhatje, duke bërë që mëngjeset të regjistrojnë vlera negative të temperaturave dhe ngrica të lehta, ndërsa si pasojë e rrezeve të diellit të cilat gjatë ditës do të jenë prezent, kushtet për mjegull të radiacionit (rrezatimit diellor) mbeten të njëjta si javën paraprake.

    Sa i përket motit në Shqipëri, atje parashihet të ketë ndryshime më të theksuara nga java paraprake. Në viset e ulëta parashihen reshje të intensitetit të ulët, ndërsa në viset malore mbi 800m parashihen reshje bore, kryesisht në zonat e veriut dhe verilindjes.Do të ketë erë me shpejtësi maksimale deri 22m/s. Temperaturat minimale atje do të ulën deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ditës parashihen të arrijnë maksimumet deri 17 gradë Celsius në jug të Shqipërisë, ndërsa në veri të vendit, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë deri në 15 gradë Celsius. Mbi territorin tonë parashihet të fryjë erë nga veriu dhe juglindja me shpejtësi deri 9m/s.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Haradinaj gëzon...
    Lajme20 Prill 2024
    Kosova me artisten e saj Doruntina Kastratin, fiton çmimin "Special Mention for National Presentation", në Bienalen e Artit në Venecia. Kryeministri i...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë as në tubimin elektoral të koalicionit që po përkrah në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut,...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 150 mijë uro, tokë, vlera e të cilës...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi posedon një banesë në emër personal me vlerë rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj në regjistrin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku ka renditur pasuritë e paluajtshme,...
    Lajme20 Prill 2024
    Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik. Mesin e shumë zyrtarëve tjerë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se vendet e rajonit duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.