[wp-story]

Lajme

Këto janë propozimet që LDK-ja ia dërgoj Kurtit

Këto janë propozimet që LDK-ja ia dërgoj Kurtit
14:02 | 15 Janar 2020

Sot lideri i LDK-së, Isa Mustafa ia ka dërguar  propozimet e LDK-së Albin Kurtit, raporton Front Online.

Burime të “Front Online” brenda dy partive politike kanë thënë se  në letrën qe Isa Mustafa ia ka dërguar Vetëvendosjes ka kërkuar që kryeparlamentari t’i kthehet LDK-së.

“Në këtë letër ndër të tjera Isa Mustafa ka kërkuar nga Vetëvendosje që t’ia kthej postin e kryetarit të Kuvendit LDK-së, deri në zgjedhjen e presidentit. Në momentin që president zgjedhet i propozuari nga LDK, atëherë VV-së do t’i kthehet kryetari i Kuvendit dhe ministrit të ndahen  5 me 5”,

Lajmin për dërgimin e propozimeve e ka konfirmuar për “Front Online” edhe zëdhënsi i LDK-së, Besian Mustafa,

“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, ka deklaruar Mustafa.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera