×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë pritshmëritë e qytetarëve për vitin 2021

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Viti i kaluar po konsiderohet si gjendje lufte për qytetarët e vendit. Ai po del të jetë shumë i vështirë, si shkak i përballjes me COVID-19. Ky infeksion ua ndryshoi edhe festën, ani pse thonë se kanë qenë pranë familjeve të tyre. Megjithatë, pritshmëritë e tyre janë shumë të mëdha. Madje, shpresat i mbajnë te ndryshimet politike, me mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Por, ka të tillë që nuk kanë pritshmëri të madhe për këtë vit.

    Ramadan Sadikaj, ka ardhur nga Shqipëria për herë të parë në Prishtinë, për të festuar Vitin e Ri. Ai thotë se ky vit ka qenë me shumë sfida, ndërkohë shton se pret përparime të mëdha për Kosovën.

    “Në përgjithësi ka qenë vit me pasoja, me pritshmëri jo të duhura për shkak të sëmundjeve, edhe tërmetin që e kemi përjetuar në Shqipëri. Megjithatë shyqyr që jemi shëndosh dhe lutem për një vit më të mbarë… Jemi për herë të parë në Prishtinë me familje… Prej këtij viti të ri nga Kosova presim të njifet në OKB, marrëveshjen reciproke me Serbinë, na intereson edhe neve edhe juve, dhe një ekonomi për shqiptarët kudo që janë, në të gjitha viset shqiptare”, thotë ai.

    Ndërsa, Ramadan Brahimi i cili jeton në Kosovë, thotë se festa këtë vit ishte e mirë, por që brenda të mëdha u la përballja me COVID-19.

    “Nuk është keq diçka, por jo si viteve të tjera jo. Ka qenë vit i vështirë, po shihet në tërë globin, kështu që të presim të ardhmen diçka më të mirë. Ndoshta po shpëtojmë nga virusi… Gjatë këtij viti presim shumë sene, për shkak se nuk kemi mujt gjatë vitit të kaluar me realizuar… Papunësi e madhe, nuk po di çka me thënë përpara, të gjitha. Lutem që ju të rinjtë pritni diçka më të mirë, përndryshe po shihet”, thekson ai.

    E Fadil Mehmeti e quan “luftë psikologjike”, vitin që shkoi. Madje, thotë se nuk pret shumë nga ky vit.

    “Bukur shumë, në familje si çdoherë. Mirë ka qenë edhe këtë vit festa si festë po mendoj, por viti që shkoj nuk ka qenë mirë. Ka qenë një luftë psikologjike, luftë mos të them speciale ka qenë kjo. Falë Zotit ne që kemi mbet, mirë kemi shpëtua, ata që kanë vdek, kanë vdek. Po shpresojmë këtë vit dashtë Zoti me u hjek sa më shpejt edhe lirohet krejt bota prej kësaj lufte psikologjike që e kemi edhe në kry…Presim tash edhe disa ndryshime politike me u bo, që po jepen shumë premtime, e punë shumë pak, premtime sa të duash. Shohim, nuk presim edhe shumë”, shton ai.

    Bekim Hyski, ka ardhur për pushime në Kosovë, thotë se gjithmonë është me mendje në vendlindje, prandaj shpreson që viti 2021 të sjell ndryshime për vendin.

    “Unë jetoj jashtë që 22 vite, kësaj here ka qenë pak më vështirë për shkak edhe situatës, shpresoj që vitin tjetër dalim më mirë se sa këtë vit… Unë jetoj jashtë, jetoj në Gjermani që shumë vite, por zemrën e kemi në Kosovë edhe ne që jemi jashtë. Shpresoj që qeveria e re që do të vjen, pavarësisht cila, duhet të bëjë për rininë më shumë”, shton ai./FrontOnline/

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me statistikat që ai ka publikuar sa i përket zhvillimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton...
    Sport28 Mars 2024
    Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria-s në godinën ku ndër të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës. Rasti i...
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.