×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Këto janë planet e Joe Biden, nëse zgjidhet president i SHBA-së

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Kur Joe Biden deklaroi zyrtarisht që do të hynte në garën presidenciale të vitit 2020, ai potencoi se do të qëndronte prapa njerëzve që kontribuan në ndërtimin e SHBA-së.

    Derisa vendi përballet me sfida të ndryshme si pandemia e coronavirusit e deri tek pabarazia racore, pikat e tij kryesore janë krijimi i mundësive të reja ekonomike për punëtorët; rifillimi për sa i përket mbrojtjes mjedisore, të drejtat e kujdesit shëndetësor, dhe aleancat ndërkombëtare.

    Biden do të bëhet zyrtarisht kandidat i Demokratëve gjatë të enjtes, kur edhe do t’i adresohet audiencës kombëtare, shkruan BBC.

    Në detajet e mëposhtme i gjeni tetë pikat kyçe, “të cilave u qëndron ai pas”.

    Testimi i popullatës, gjurmimi i kontaktit

    Duke marrë parasysh situatën aktuale të pandemisë së coronavirusit, Biden synon të shpërndajë teste falas për të gjithë, si dhe të punësojë 100 mijë njerëz për të krijuar një program kombëtar të gjurmimit të kontaktit.

    Ai deklaroi se dëshiron të krijojë të paktën 10 qendra testimi në çdo shtet, t’ju bëjë thirrje agjencive federale të identifikojnë burimet, si dhe të japin udhëzime më të forta për sa i përket kësaj çështjeje. Biden potencon se të gjitha vendet duhet ta mandatojnë bartjen e maskës.

    Rritja e pagës minimale dhe investimi në industrinë e gjelbër

    Për t’u përballur me krizën dhe ndikimin e coronavirusit, Biden është zotuar të shpenzojë para sa duhet për t’i zgjeruar kreditë për bizneset e vogla, si dhe premtoi se do të rrisë pagesat direkte të parave për familjet. Midis propozimeve janë edhe 200 dollarë shtesë të cilat do t’i jepen për çdo muaj.

    Ai e mbështet rritjen e pagës minimale prej 15 dollarë në orë – një masë e cila do t’ju konvenonte edhe të rinjve.

    Biden dëshiron gjithashtu të investojë rreth 2 trilionë dollarë në industrinë e gjelbër, duke argumentuar se rritja e prodhimit ndihmon punëtorët e sindikatës së klasës punëtore, të cilët kryejnë ato lloj shërbime.

    Plani i tij për vitin 2020 parasheh që qeveria federale të investojë rreth 300 miliardë dollarë në materiale dhe shërbime të kryera nga SHBA-ja.

    Politika në aspektin e drejtësisë si dhe grante për pakicat

    Në vazhdën e protestave që kapluan vendin këtë vit, ai u shpreh se racizmi ekziston në SHBA dhe kjo dukuri duhet të trajtohet përmes programeve të gjera ekonomike dhe sociale për të mbështetur pakicat, ndërkohë parasheh një fond prej 30 miliardë dollarë investime për ata.

    Biden ka propozuar politika për të adresuar problemet racore, diskriminimin gjinor, si dhe problemet që kanë të bëjnë me pabarazitë e ndryshme; dhe rehabilitimin e të burgosurve të liruar.

    Ai parasheh krijimin e një programi grantesh prej 20 miliardë dollarë për të stimuluar shtetet në mënyrë që të njëjtit të investojnë në përpjekjet për uljen e burgosjes, eliminimin e dënimeve minimale, legalizimin e marihuanës dhe heqjen e dënimit me vdekje, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

    T’i ribashkohet marrëveshjes për adresimin e problemeve nga ngrohja globale

    Biden e ka quajtur ngrohjen globale kërcënim ekzistencial dhe deklaroi se do të mbledh pjesën tjetër të botës për të vepruar më shpejtë në frenimin e emetimeve, duke iu ribashkuar Marrëveshjes së Klimës në Paris.

    Donald Trump e kishte tërhequr SHBA-në nga kjo marrëveshje, pasi sipas organizatës, vendi duhej të ndërpriste gazrat serë deri në 28 për qind deri në vitin 2025, bazuar në nivelet e vitit 2005.

    Megjithëse ai nuk e mbështet Marrëveshjen e Re të Gjelbër – një paketë klimatike nga krahu i majtë, ai propozon një investim federal prej 1.7 trilion dollarë në hulumtimin e teknologjive të gjelbërta, disa prej të cilave mbivendosen me fondet në planin e tij të ekonomisë, të cilat do të shpenzohen gjatë 10 viteve të ardhshme.

    Rregullimi i marrëdhënieve ndërkombëtare

    Biden shkroi se si president i ardhshëm ai së pari do të fokusohej në çështjet kombëtare. Ai premtoi se do të rregullojë marrëdhëniet me aleatët e SHBA-së, sidomos me NATO-n, ku Trump herë pas here kërcënoi aleancën se do t’ia ndërpriste fondet, përcjell Telegrafi.

    Ai ka pohuar se Kina duhet të marrë përgjegjësi ndaj keqpërdorimit të mjedisit dhe ndaj praktikave të tregtisë.

    Zgjerimi i “Obamacare”

    Kandidati i Demokratëve potencon se do ta zgjerojë skemën e sigurimeve shëndetësore e cila ishte miratuar gjatë kohës kur ishte zëvendës i presidentit Barack Obama.

    Biden premton t’ua japë të gjithë amerikanëve mundësinë që të regjistrohen për sigurimet shëndetësore, e cila u ofron edhe të moshuarve përfitime mjekësore.

    Biden zotohet t’i zmbrapsë politikat e Trumpit

    Në 100 ditët e tij të para në detyrë, Biden premton se do të zmbrapsë politikat e Trumpit të cilat kanë të bëjnë me kufirin SHBA-Meksikë; ai do t’i hapë kufijtë për azilkërkuesit, si dhe do t’i japë fund ndalimeve për udhëtime në disa vende me shumicë-myslimane.

    Ai potencon se se do të mbrojë “ëndërrimtarët” – apo njerëzit e sjellë në mënyrë të paligjshme në SHBA, si dhe do t’ju sigurojë atyre mbështetje për ndihma federale studentore.

    Zgjerimi i Kolegjeve falas

    Kandidati për President, synon të zgjerojë edhe mbështetjen e tij për sa i përket studentëve që vijojnë studimet në kolegje të ndryshme dhe në to parashihen, falja e borxhit të huas studentore, zgjerimi i kolegjeve falas – të gjitha këto do të mbulohen nga paratë e taksapaguesve të cilat u zvogëluan në kohën e Trump.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik ka përfunduar të dielën në spital në Beograd pas dhimbjeve që i janë shfaqur ne stomak....
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Pukë ku dyshohet se një 38-vjeçar ka dhunuar dhe ka tentuar të përdhunojë një të...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti Joe Biden tha të dielën se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët dhe palët e interesuara në Siri për...
    Të tjera
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Francë, nuk kanë të ndalur. Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se ka...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë, raportojnë agjencitë shtetërore ruse të medias, duke cituar...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Driloni nisi një diskutim me Gresën për Sarën. E kjo fundit reagoi ashpër ndaj, duke nisur një debat të gjatë. Driloni nuk...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden tha se rënia e regjimit të Assadit është një akt drejtësie që po u jep sirianëve një mundësi...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Në një debat mes banorësh, Xuxi ka shprehur një vlerësim të tij drejt Gresës. Ai papritur e ka quajtur Gresën ‘’e pabesë’’...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Driloni ka bërë një paralajmërim gjatë një diskutimi me Anisën dhe Kevinin. Ai u tha atyre se po pret derisa të përfundojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.