[wp-story]

Lajme

Këto janë masat e reja të qeverisë, ndryshon orari i lëvizjes

Këto janë masat e reja të qeverisë, ndryshon orari i lëvizjes
14:07 | 22 Dhjetor 2020

Gjatë ditës së hënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar masa të reja antiCovid-19.

Në lidhje me këtë Gazeta inFokus ka kontaktuar me zyrtarë nga Qeveria e Kosovës.

Burime të Gazetës inFokus në Qeverinë e Kosovës, kanë thënë se orari i kufizimit të lëvizjes do të ndryshojë.

“Masat e reja të cilat janë propozuar duhet të kalojnë në Qeveri, ka një fleksibilitet në orarin e lëvizjes, masat do të lehtësohen për një orë, në zonat e kuqe nga 19:00 kufizimi i lëvizjes do të fillojë në 20:00, edhe në zonat portokalli do të jetë ky ndryshim.

Ndërsa “take away” dhe “delivery” do të jetë 24 orë.

Avdullah Hoti gjatë ditës së hënë ka ftuar konferencë për media në orën 15:00.

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera