×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë kompetencat kushtetuese të Kuvendit, Presidentit, Qeverisë dhe Kryeministrit për dialogun dhe politikën e jashtme

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës, ndër të tjera, bazohet në ndarje të pushtetit.

    Neni 4 i Kushtetutës së Republikën e Kosovës, përcakton formën e qeverisjes dhe ndarjen e pushtetit. Kuvendi si përfaqësues i popullit, sipas paragrafit 2 të nenit 4 të Kushtetutës, është në të njëjtën kohë edhe organi më i lartë, i cili ushtron pushtetin legjislativ. Sipas paragrafit 3 të nenit 4 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit, si dhe është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe sipas paragrafit 4 të nenit 4 të Kushtetutës, Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar nga ana e Kuvendit.

    Në pajtim me parimin e ndarjes së pushteteve, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka bërë një ndarje të qartë të kompetencave të institucioneve kushtetuese edhe në raport me politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

    Kompetencat e Kuvendit: Kuvendi i Republikës së Kosovës mbikëqyr politikën e jashtme.
    Kompetencat e Presidentit: Presidenti i Republikës së Kosovës udhëheq politikën e jashtme të vendit;
    Kompetencat e Qeverisë: Qeveria propozon dhe zbaton politikën e jashtme të vendit;
    Kompetencat e Kryeministrit: Kryeministri këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit.
    Siç konfirmohet në mënyrë shumë të qartë edhe në Pikën 89 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në rastin Nr. KO43/19: “Në lidhje me përfaqësimin e jashtëm të Republikës së Kosovës nga institucionet e saj kushtetuese, Gjykata rithekson detyrimin e institucioneve në fjalë, përkatësisht të Kuvendit, Presidentit dhe Qeverisë, që kompetencat e tyre në politikën e jashtme t’i ushtrojnë brenda mandatit të tyre kushtetues. Kjo nënkupton, para se gjithash, që çdo negocim apo veprim tjetër që ka të bëjë me lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare në emër të Republikës së Kosovës, duhet të jetë brenda detyrimeve kushtetuese që ka institucioni i Kuvendit, Presidentit dhe Qeverisë për te ushtruar kompetencat e tyre brenda frymës dhe shkronjës së Kushtetutës.” Për të vazhduar më tutje në Pikën 101 të po të njëjtit aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese: “Sidoqoftë, Gjykata thekson se institucionet kushtetuese i kanë detyrat dhe kompetencat konkrete të përcaktuara me Kushtetutë. Çfarëdo krijimi i ndërvarësisë të përcaktuar me ligj, për miratim të dyanshëm e cenon kompetencën dhe mandatin e institucioneve kushtetuese, ashtu siç është e paraparë me Kushtetutë.”

    Pa harruar këtu faktin që, siç edhe rithekson Gjykata Kushtetuese në pikën 69 të Aktgjykimit në rastin Nr. KO43/19 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës: “në kuadër të sistemit juridik kushtetues të gjitha normat tjera iu nënshtrohen epërsisë së normës kushtetuese. Gjykata vlerëson që, kur një materie është e përcaktuar me Kushtetutë, ajo nuk mund të ndryshohet, minohet, apo transformohet përmes një akti me fuqi më të ulët juridik sikurse që është ligji. Bazuar në epërsinë e normës kushtetuese, Gjykata rikujton se të gjitha aktet tjera juridike duhet të jenë në pajtim me të.”

    Këto ditë kishte interpretime të shumëllojshme të Kushtetutës, por institucionet kushtetuese kompetente në sferën e politikës së jashtme, përkatësisht Presidenti, Kuvendi, Qeveria dhe Kryeministri, i kanë në mënyrë të qartë të përcaktuara kompetencat e tyre kushtetuese Pra, Presidenti udhëheq politikën e jashtme të vendit, Kuvendi mbikëqyr politikën e jashtme, Qeveria propozon dhe zbaton politikën e jashtme të vendit, Kryeministri këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit.

    Në bazën e këtyre kompetencave, të gjitha palët duhet t’i bashkërendojnë veprimet e tyre dhe këto kompetenca kushtetuese nuk mund të shtrihen në trupa tjerë të cilët nuk janë të paraparë me Kushtetutë dhe secili prej institucioneve duhet të kryejë mandatin e tyre kushtetues.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq është shprehur sot e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pavarësisht se Presidenti i Serbisë...
    Lajme17 Prill 2024
    Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, bllokimin e qindra qytetarëve në pikat kufitare nga autoritetet serbe, e ka cilësuar si sinjal pasqyrues...
    Lajme17 Prill 2024
    Ambasadori dhe përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës (KiE), Dastid Koreshi, ka vlerësuar se një koordinim i jashtëzakonshëm dhe punë intensive...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14 shqiptarë të rinj nga Bunajovci, janë ndaluar në pikën kufitare...
    Sport17 Prill 2024
    Real Madridi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Manchester Cityt. Ishte Rodrygo i cili shënoi në minutën e 12-të të ndeshjes....
    Kronika17 Prill 2024
    Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt....
    Lajme17 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dhjetë (10) pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë në mesin e të ndaluarve nga...
    Vip17 Prill 2024
    Ndonëse është munduar të jetë sa më hermetik për jetën e tij private, Liam sot ka “hapur zemrën” dhe ka treguar për...
    Sport17 Prill 2024
    Tashmë sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj. Trepça, Peja, Ylli janë skuadrat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.