×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë kërkesat e komunave për Qeverinë Kurti

    FrontOnline
    20 Prill 2021

    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se kanë kërkuar që buxheti i komunave të rritet, duke shtuar një grant shtesë.

    Ibrahimi tha se kanë kërkuar që të shtohet edhe një grant për komunat.

    “Ai është një raport vjeçar i cili bëhet për komunat e Kosovës, ne si Asociacion i Komunave kërkojmë gjithmonë që buxheti ndaj komunave të rritet, tash për tash është rreth 25.7% e mjeteve financiare që e dërgojnë në niveli lokal”.

    “Në kërkojmë që kjo përqindje të shtohet sepse jeta e qytetarit zhvillohet në nivelin lokal, gjithashtu kemi kërkuar që përveç tri granteve kryesore të cilat janë me Ligjin për Financa Lokale të parapara, të shtohet edhe një grant i cili do të jetë ekskluzive për komunat, ku mendohet që mjetet të cilat financohen përmes ministrive të linjës në projekte kapitale e komunale, ku komunat janë kompetente dhe përgjegjëse të krijohet një grant për komunat dhe ato mjete të shkojnë në ato grante dhe pastaj të hartohen kritere se si do ndahen ato mjete”, tha Ibrahimi, për EO.

    Tutje, ai thotë se komunat kanë kërkuar nga Qeveria që para se të marrin masa për situatën epidemiologjike, të gjendet një balancë në mes shëndetit publik dhe ekonomik

    “Po për këtë arsye kryetarët e komunave gjithmonë kanë kërkuar që të gjendet një balancë mes shëndetit publik dhe atij ekonomik, kjo ka qenë kërkesë kryesore”.

    “Ne si Asociacion kemi kërkuar që të fillohet me lirimin e masave qysh në qeverinë Hoti, që gastronomia të fillojë punën sepse është konsideruar nga komunat që një përqindje shumë e lartë e të punësuarve janë të ri dhe angazhimet e tyre kanë qenë në fushën e gastronomisë dhe në anën tjetër është konsideruar që gastronomia është një ndër shtyllat kryesore e zhvillimit ekonomik”.

    “Të gjitha brengat e sektorëve të ndryshëm e grupeve e të interesit së pari adresohen tek niveli lokal, tek kryetarët  e komunave sepse komunën e shohin si derë të parë të zgjidhjes së problemit. Në këtë rast ne konsiderojmë që ka pasur pengesa sa i përket konsultave me nivelin lokal”, theksoi tutje ai.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.