×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë dy nenet e Ligjit të vlerave të UÇK-së që po i kundërshton SHBA

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dalë kundër iniciativës së Partisë Demokratike të Kosovës rreth ligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.

    Në një reagim në twitter, Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se ligji i propozuar është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    “Ligji e kriminalizon lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës. Kur do t’i shohim partitë që të rifokusojnë energjitë e tyre në ekonomi dhe në COVID-19”, thuhet në reagim.

    Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Ngucati, ka treguar detaje në takimet që ka zhvilluar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett dhe se cilat nene i kundërshton ai.

    Ambasadori i kundërshton vetëm nenin 5 dhe nenin 9. Asnjë nen tjetër në takimin me mu nuk e ka kundërshtu. Edhe këshilltari i tij në takimet që kam pas ka qenë i të njëjtit mendim. Ai me ka thënë se Neni 5 parandalon fjalën e lirë të qytetarit, dhe unë i them UÇK ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër dhe ne jemi kundër atyre që e cenojnë fjalën e lirë të qytetarit, sepse nga pushtuesi tjetër nuk kemi pas të drejtë fjalën e lirë”, ka thënë Ngucati, në TV Dukagjini.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shprehur thellësisht e pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër...
    Lajme14 Korrik 2025
    Universiteti i Prishtinës ka publikuar rezultatet preliminare të provimeve pranuese për afatin e parë të studimeve bachelor të cilat janë mbajtur javën...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar ashpër ndaj bllokimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se 882 milionë euro janë të bllokuara...
    Vip14 Korrik 2025
    Duket se nga jeta private e ish-banores së “BBVK”-së, Brikenda, kemi risi. Me anë të një “Instastory” na la të kuptojmë që...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në Gjykatën e Hagës po zhvillohet seanca gjyqësore rreth Aktgjykimit të Apelit ndaj Pjetër Shalës. Shala, nuk mori pjesë fizikisht në seancën...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka dalë hapur në përkrahje të kthimit të rekrutimit të detyrueshëm ushtarak, një sistem që ishte pezulluar...
    Lajme14 Korrik 2025
    Malet në Tugjec të Kamenicës janë përfshirë nga zjarri. Fotografi Arian Mavriqi ka publikuar fotografi ku shihet zjarri.    
    Lajme14 Korrik 2025
    Pas një periudhe të gjatë me inflacion të lartë dhe rënie të fuqisë blerëse, punonjësit në Zvicër pritet të përjetojnë një rritje...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.