×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këto janë arsyet pse ai/ajo jua lë ‘seen’

    FrontOnline
    24 Qershor 2022

    Të paktën njëherë në jetë na ka ndodhur të gjithëve. Cilado prej arsyeve të jetë, “seen” nuk është problemi juaj, është i tyre. Detyra juaj është të tregoheni të zgjuar dhe ta shihni situatën siç është, por *pa u nxituar*.

    1. Përgjithësisht sepse ti nuk je prioriteti i tij/saj

    Mund t’i justifikojmë për vite me radhë, por e vërteta është kjo. Për momentin, ti nuk je prioriteti i tij, prandaj dhe nuk ke marrë përgjigjen që doje, kur e doje. Vazhdimësia do të ndihmojë t’i kuptosh gjërat më qartë. Pra nëse ishte thjesht një rast apo je vërtetë në fund të listës të gjërave që ka për të bërë. Sidoqoftë, është më mirë ta mësosh në kohë.

    2. Ka punë. Ka vërtetë punë!

    Ti mund të mos kesh asgjë më të mirë për të bërë dhe mund të jesh në dispozicion të rrjeteve sociale, WhatsApp-it, dhe një Zot e di çfarë tjetër, por ai personi duhet të punojë për të paguar faturat në fund të muajit. Dhe nuk ia ndjen shumë nëse ti mërzitesh pse ta ka lënë seen. Mbase ka ardhur koha që dhe ti të rritesh, e ke menduar ndonjëherë këtë?

    3. Po hakmerren

    Mbase dhe ti nuk i ke kthyer më parë. Mbase ti nuk i kthen asnjëherë dhe pikërisht në momentin që ke më shumë nevojë për një përgjigje, ai tjetri hakmerret. Bota nuk rrotullohet rreth teje e di? Karma funksionon!

    4. Thjesht ka qejf!

    Sado e çuditshme të duket, njerëzit kanë krijuar një raport të frikshëm me seen-in. Ndërkohë që ka nga ata që e urrejnë për vdekje, ka të tjerë që kanë krijuar një si lloj fetish-i dhe argëtohen vetëm duke ua lënë njerëzve seen. Kënaqësi e çuditshme por ja që është një lloj kënaqësie.

    5. Nuk ju pëlqen!

    Të mos gënjejmë veten, nëse dikush jua ka lënë seen dhe e bën vazhdimisht, edhe pa arsye, mbase po ju shmang. Bëhuni pak të zgjuar dhe tërhiquni në kohë. Asnjë mesazh më prej jush!

    6. Është i pasjellshëm.

    Tjetër gjë është t’jua lënë seen kur doni muhabet, se jo të gjithë kanë kohë apo nerva për muhabet, kur diçka e tillë fare mirë mund të bëhet edhe në kontakt të drejtpërdrejtë dhe tjetër gjë është të mos ju kthejnë përgjigje kur bëhet fjalë për një pyetje apo diçka me rëndësi. Në këtë rast, personi tjetër është i pasjellshëm!

    7. Harron.

    E keni parasysh që disa njerëz thonë ‘e pashë mesazhin dhe me mendjen time gjithmonë se të ktheva, po s’të paskam kthyer?’ Kjo mund të ndodhë vërtet, ka njerëz që rrëmbehen nga ritmi i ditës, e lexojnë mesazhin dhe harrojnë të kthejnë përgjigje. Përpiquni t’i kuptoni.

    8. I është fikur telefoni

    Mund ta dëgjoni shpesh si justifikim, por në disa raste mund të jetë dhe e vërtetë. Telefoni fiket se me bateri punon, s’mund të jetë 24/7 përgjithmonë në dispozicionin e mesazheve tuaja.

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën e tij të fundit për media, është pyetur edhe për deklaratën për personat e...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Një punëtor i moshës 25 vjeçare, të dielën ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës, pasi është goditur nga një...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, porositi që draft- satuti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese. “Është drafti...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të ngritur nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci,...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka deklaruar se të qenit shqiptar dhe të jetuarit si një shqiptar në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Sipas Ramush Haradinaj, në rast se në pushtet vije Qeveria Kurti 3, Kosovës i rrezikohet ekzistenca e saj. Ai tha se me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.