×
  • Vip
  • Vip

    Këto histori dashurie tronditën familjet mbretërore ndër vite

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Në të gjithë botën dhe gjatë gjithë historisë, familjet mbretërore kanë qenë të prirura të tërheqin vëmendjen e publikut në çështje të ndryshme, sidomos në ato të dashurisë.

    Marrëdhënie që kanë mbetur në historinë e botës si skandale mbretërore, ku çiftet për të cilat bëhet fjalë ose kanë bërë mijëra kilomentra për të qenë bashkë, ose kanë marrë vendime që kanë lënë botën në gjendje shoku.

    Këtu do të gjeni disa nga historitë më të diskutueshme të dashurisë mbretërore në të gjithë botën, të cilat, me siguri, e kanë trullosur njerëzimin në një mënyrë apo në tjetrën.

    Mbreti Henry VII dhe Anne Boleyn

    Shembulli më klasik i çifteve mbretërore, Mbreti Henry VII dhe Anne Boleyn, bashkimi i të cilëve detyroi një mbretëri të tërë për të kthyer fetë nga Katolizmi Romak në një kishë të sapothemeluar të Anglisë. Në shekullin e 16-të, Mbreti vendosi të divorcohej nga gruaja e tij e parë, pasi ajo nuk mund të lindte një djalë. Lutja e tij për të lidhur një marrëdhënie me Anne Boleyn u mohua nga kisha katolike, kjo e detyroi Mbretin të ndërmarrë hapin drastik, duke themeluar një kishë të re në Angli.

    Edward VIII dhe Wallis Simpson

    Shumë mund ta njohin Eduardin VIII si mbretin që u largua nga froni në mënyrë që të martohej me dashurinë e jetës së tij, Wallis Simpson, e divorcuar dy herë në jetën e saj. Kjo ishte një histori dashurie që jo vetëm tronditi botën, por ndryshoi të gjithë linjën e trashëgimisë britanike, duke i bërë ata një prej çifteve mbretëtrore më skandaloze në të gjitha kohërat.

    Grace Kelly dhe Princ Rainier III i Monaco-s

    Në vitin 1956, kur aktorja fituese e çmimit Oskar, Grace Kelly dhe Princi Rainer III i Monakos lidhën kurorë, e gjithë bota nuk mund t’ua hiqte sytë. Deri në atë kohë askush nuk e imagjinonte një aktore të njohur si pjesë të familjes mbretërore. Siç është thënë, çifti mbretëror kishte një marrëdhënie të shëndetshme, derisa fatkeqësisht ajo ndërroi jetë në një aksident me makinë në 1982.

    Princesha Margaret dhe Peter Townsend

    Kemi dhe një histori dashurie, e cila nuk u mbijeton sulmeve. Princesha Margaret dhe Peter Townsend është gjithashtu një nga çiftet më romantike dhe më skandaloze të të gjitha kohërave. Duke nisur nga Mbretëresha, te Parlamenti e te Kisha e Anglisë, të gjithë mohuan lutjet e çiftit për t’u martuar, duke vënë kusht se Princesha Margaret do të humbiste të gjitha privilegjet mbretërore, në rast se do të martohej me një burrë të divorcuar. Kjo është thënë sipas BBC, më pas ajo bëri një njoftim ku vendosi për shkëputjen e kësaj lidhjeje.

    Princ Albert dhe Charlene Wittstock

    Edhe pse ata janë ende të martuar, për fat të mirë, dhe kanë një martesë të shëndetshme për më shumë se 9 vite, thuhet se Princesha Charlene ka tentuar disa herë t’i arratiset kësaj martese. Fillimisht, ajo ka tentuar të arratiset nga dasma e saj, më pas një tentativë tjetër ka qenë në Nice të Francës. Nuk janë të qarta arsyet pse Charlene nuk e dëshironte këtë martesë, por pas shumë përpjekjesh, ajo më në fund pranoi të martohet.

    Princ Carl Philip dhe Sofia Hellqvist

    Para se të bëhej princeshë, Sofia e Suedisë dhe gruaja e Princit Suedez, Carl Philip, Sofia ishte e njohur për karrierën e saj provokuese në modeling. Gjithashtu, u raportua se kishte puthur një yll pornografie Jenna Jameson në publik, e cila ishte një gjë e padiskutueshme, jokonvencionale për familjen Mbretërore Suedeze. Por pas reagimeve masive, çifti u martua më në fund në vitin 2015 dhe tani janë bekuar me dy fëmijë.

    Meghan Markle dhe Princ Harry

    Arritëm te çifti mbretëror më i komentuar në botë kohët e fundit. Edhe pas një serish reagimesh, urrejtjeje dhe mosmiratimesh, Meghan dhe Princi Harry e përfunduan këtë trazirë me martesën e tyre. Ndërsa të dy ishin rritur në ambiente krejtësisht të ndryshme dhe pasi hoqën dorë nga gjitha privilegjet mbretërore, sot qëndrojnë të bashkuar dhe shfaqin shumë dashuri për njëri-tjetrin në postimet e tyre.

    Nga Rubrika
    Vip13 Janar 2025
    Vullneti i ka bërë një monolog ‘foshnjës’ së tij teksa në shtëpi po zhvillohet sfida e buxhetit ku banorët të ndarë në...
    Vip13 Janar 2025
    Gresa dhe Vullneti janë futur në rol të prindërve. Ata madje kanë luajtur në mënyrë perfekte edhe rolin e çiftit që kanë...
    Vip13 Janar 2025
    Xheneta dhe Leo janë çift në sfidën e buxhetit. Kësisoj, ata duhet që bashkë të kujdesen për ‘foshnjën’ e tyre. Por, Xheneta...
    Të tjera
    Kronika13 Janar 2025
    Gjashtë raste të dhunës janë raportuar vetëm gjatë të dielës në rajonet e Kosovës. Në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi ka...
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.