×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këto gjëra nuk preferohen t’i bëni pasi keni ngrënë

    FrontOnline
    27 Maj 2022

    Ngrënia e një dreke apo darke me familjen dhe shoqërinë, shpesh kthehet në një gosti që nuk ka fund.

    Ka njerëz që preferojnë që në fund të një vakti të pijnë një çaj, të hanë fruta, ëmbëlsira apo të bëjnë një sy gjumë.

    Të gjithë ne e dimë sa i parezistueshëm është gjumi pasi kemi ngrënë.

    Por a është i mirë për shëndetin gjumi pas ushqimit?

    Këto e të tjera gabime që nuk duhet t’i bëni pas ushqimit, do t’i zbuloni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org.

    Gjumi Pas Ushqimit
    Gjumi pas ngopjes tingëllon si një ide e shkëlqyer, por një gjë e tillë provokon fryrjen, urthin dhe parehatinë.

    Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, këshillojnë se njerëzit duhet të presin të paktën 30 minuta përpara se të pushojnë pas ushqimit.

    Në këtë mënyrë, ata janë më pak të rrezikuar nga ishemia.

    Çaji
    Çaji është i pasur me tanina, por këto substanca ndikojnë në përthithjen e hekurit në gjak.

    Ekspertët rekomandojnë shmangien e çajit për të paktën një orë para apo pas vaktit.

    Frutat
    Frutat janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe ato duhet të konsumohen shpesh.

    Megjithatë, përmbajtja e lartë e sheqerit nënkupton më shumë kalori.

    Ngrenia e më shumë se 100 gramë fruta në ditë mund të nxisë shtimin në peshë.

    Kjo do të thotë se shmangia e frutave pas vaktit mund t’ju ndihmojë të ruani peshën.

    Gjithsesi kujdes me sasinë.

    Ecja
    Ka njerëz që besojnë se ecja pas një vakti i bën mirë organizmit.

    Kjo ide është pjesërisht e saktë.

    Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të presin të paktën gjysëm ore që të dalin për ecje pas një vakti.

    Ecja duhet të zgjasë rreth 10 minuta që të shmangni urthin dhe problemin me tretjen.

    Dushi
    Dushi pas një vakti është një ide e gabuar sepse e gjithë energjia dhe qarkullimi i gjakut është i përqendruar tek stomaku dhe zorrët.

    Nëse bëni dush pas vaktit, trupi do të çorientohet pasi do të ‘urdhërojë’ gjakun që të qarkullojë drejt gjymtyrëve për të ruajtur temperaturën.

    Kësisoj tretja nuk do të jetë në nivelet e duhura dhe do të keni çrregullime.

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Sport29 Nëntor 2024
    Feronikeli 74 më në fund e ka shijuar fitoren e parë sezonale në Superligë. Ekipi nga Drenasi mposhti sot në shtëpi Suharekën...
    Bota/Rajoni29 Nëntor 2024
    Pasi senati australian miratoi ligjin për të ndaluar rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, kryeministri i këtij vendi Anthony Albanese...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se titanike kanë qenë përpjekjet...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Marrëdhëniet e mundshme në të ardhmen në mes kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump,...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur,  Andin Hoti, ka thënë se Serbia është ajo që nuk dëshiron zbatim të deklaratës...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Nipi i famshëm i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimit të cilin ai kishte 50 vite që se kishte parë asesi të rehatohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.