Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë udhëtuar në kryeqytetin ukrainas Kiev për të takuar presidentin Volodymyr Zelensky, tha një këshilltar i liderit polak.
“Vendet tona “po i tregojnë mbështetje Ukrainës dhe presidentit Zelensky”, ka thënë në Twitter këshilltari i presidentit polak, Andrzej Duda, Jakub Kumoch.
Vizita e tyre vjen disa ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson vizitoi qytetin të shtunën.