Lajme

Këta janë tre vëllezërit nga Ferizaj që vdiqën brenda një muaji si pasojë e Covid-19

Këta janë tre vëllezërit nga Ferizaj që vdiqën brenda një muaji si pasojë e Covid-19
08:11 | 23 Gusht 2020

Tre vëllezër të një familjeje në Ferizaj janë shuar si pasojë e koronavirusit.

Vëllezërit Ferat, Murat dhe Berat Ymeri kanë ndërruar jetë brenda një muaji pasi nuk kanë mundur ta mposhtin Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati që të ndjerit i kishte familjarë.

“Tre vëllezër, kushëri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur. Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt. Fjalët ngushëlluese në një tragjedi të tillë e humbin efektin. Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre. Pushoni të qetë kusho”, ka shkruar Murati.

Kujtojmë këtu se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka raportuar për 9 persona të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera