×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë emrat e ambasadorëve të Kosovës në Francë dhe Britani të Madhe

    FrontOnline
    29 Nëntor 2021

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka treguar në emisionin Pressing në T7 emrat e ambasadorëve të rinj të Kosovës në Francë dhe Britani të Madhe.

    Dy ambasadat në fjalë ishin me ushtrues detyre që një kohë prej shkarkimit të tyre nga ana e qeverisë, por Gërvalla tani thotë se ato janë plotësuar.

    “Ambasadori që shkon në Britani të Madhe është i qartë. Është Ilir Kapiti. Ka marrë miratimin nga Qeveria e Britanisë së Madhe dhe mbetet vetëm të marrë kredencialet nga Mbretëresha”, tha ajo.

    “Në Francë ka shkuar ambasadori, është Mehdi Halimi. Shumë vite jeton në Francë. Ka punuar edhe në ambasadën franceze në Kosovë. Është njeri i letrave dhe e njeh ambientin. Lëviz si peshku në ujë në Francë. Është pritur nga qeveria franceze dhe pret vetëm akreditimin”, shtoi tutje Gërvalla.

    Gërvalla po ashtu tha se përfaqësuese e Kosovës në Çeki do të jetë Albesjana Iberhysaj.

     

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi përmes së cilit palët janë dakorduar...
    Kronika24 Prill 2024
    Në fshatin Prekallë të Istogut, mbrëmë është gjetur pa shenja jete një person afër shtëpisë së tij. Bëhet e ditur se vdekjen...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga...
    Të tjera
    Kronika24 Prill 2024
    Të martën është arrestuar një person në Gjykatën Themelore, dega Fushë Kosovë. Ai i kishte fyer gjyqtarin, prokurorin dhe policët, dhe pas...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës në raportin e fundit ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Kosovën janë arrestuar 18 persona...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Pejë është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur sulm ndaj bashkëshortit...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën, për mundësinë e ndonjë koalicioni...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Senati amerikan ka miratuar një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh që përfshin mbështetje ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Presidenti i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.