×
  • Kronika
  • Kronika

    Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan për drogë në Fushë Kosovë, njëri diller e tjetri përdorues

    FrontOnline
    23 Nëntor 2022

    Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, të cilët janë kapur në flagrancë nga Policia, njëri duke shtiru drogë e tjetri duke e blerë. Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “28 Nëntori”, me ç’rast të dyshuarit u shoqëruan në stacion policor.

    Sinjali ka mësuar identitetin e dy të rinjve, njëri prej të cilëve ka përfunduar në ndalim policor.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që dyshohet për shitje dhe shpërndarje të substancave narkotikë është Ardit Shalaku, 24-vjeçar, ndaj të cilit Prokurori i Shteti ka nxjerrë aktvendim për ndalim. Ndërsa i dyshuari tjetër është Urim Gashi, po ashtu 24-vjeçar, që është lënë i lirë.

    Njësitë policore kanë kapur Shalakun dhe Gashin duke shkëmbyer substanca narkotike të llojit marihuanë dhe si rrjedhojë të dy kanë përfunduar në pranga.

    Sinjali mëson se të dilleri 24-vjeçar i cili dyshohet se ka shitur marihuanën te bashkëmoshatari i tij, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të cilat ishin gati për shitje.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Shalaku është ndaluar për 48 orë dhe dot të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

    Po ashtu ndaj të dyshuarit i cili bleu marihuanën për konsum personal, është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Kronika25 Prill 2024
    Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjohur i kanë hapur me forcë shtëpinë e tij...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    IKSHPK apelon prindërit që të vaksinojnë fëmijët pasi çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët...
    Lajme25 Prill 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton për Front Online se janë regjistruar 21 raste me Pertusis apo ndryshe siç njihet...
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri e ka parë si një sukses mbajtjen e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve...
    Lajme25 Prill 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta zbatojë marrëveshjen e planit franko-gjerman, përfshirë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.