Gjuha:
×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Këta janë dy të dënuarit për vrasje në listën e të burgosurve që i fali presidenti

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Dy nga shtatë të burgosurit që i ka falur presidenti Hashim Thaçi, ishin të dënuar për vrasje.

    Të burgosurit deri para pak ditësh, Luz Allakaj nga Gjakova dhe Muhamet Vishaj nga Deçani janë falur nga presidenti me anë të një dekreti. I pari ishte i dënuar për vrasje të dyfishtë në vitin 2014, përfshirë një të mitur, ndërsa i dyti ishte dënuar me 15 vjet burgim për dy vrasje në vitin 1999. Kësisoj, Luz Allakajt i janë falur tri vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa Muahmet Vishajt dy vjet burgim, raporton Gazeta Sinjali.

    Luz Allakaj ishte dënuar për shkak se – sipas aktakuzës – më 1 gusht të vitit 2014 në fshatin Marmull, me dashje dhe nga hakmarrja e kishte privuar nga jeta të miturin P. H. dhe 45-vjeçarin H.H.

    Ndërkaq i falur nga presidenti është edhe Muhamet Vishaj, të cilit Gjykata Supreme në shtator të vitit 2012 ia kishte vërtetuar aktgjykimin prej 15 vitesh burgim.

    Gjykata Supreme e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar në emër të Vishajt, duke e vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.

    Muhamet Vishaj fillimisht ishte dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata e Qarkut në Pejë për vrasjen e Luan Vishajt dhe Dan Kilajt në tetor të vitit 1999 në rrugën Deçan-Llukë.

     

    Presidenti Thaçi i falë shtatë të burgosur

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2023
    Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka po merr pjesë në Konferencën e nënoficerëve të...
    Lajme26 Mars 2023
    Suzana Grubjeshiq ka dhënë qëndrimin e saj sa i përket Propozimit Evropian dhe në veçanti mbështetjes së madhe që po i jep...
    Lajme26 Mars 2023
    Ish presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli ka bërë një gabim qesharak në rrjetet sociale, duke uruar fitoren e kombëtares së Kosovës ndaj...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2023
    Të dielën e ardhshme në Prishtinë do të mbahet një marsh, duke kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së që janë në Hagë....
    Lajme26 Mars 2023
    Është vetëm një nxënës që ndjek mësimet në klasën e parë të Shkollës Fillore “Rilindja” në fshatin Keqekollë të Komunës së Prishtinës....
    Vip26 Mars 2023
    Familjarët e Kristit kanë reaguar të revoltuar pasi Lorenci pranoi se ai dhe Keisi kanë pasur një romancë jashtë “Big Brother VIP”....
    Tenderët26 Mars 2023
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau gjysmë milion euro për restarurimin e objektit të ish-gjimnazit të Ferizajt, “Ismail Qemali’. Objekti, i...
    Vip26 Mars 2023
    Janë për dy vite që nga ikja nga kjo botë e humoristit të njohur, Rasim Thaçi-Cima. Cima, u mund nga COVID 19-të,...
    Lajme26 Mars 2023
    Ish kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se Kurti ka ardhur në pushtet duke përmendu bashkimi kombëtar, ndërsa tani po e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.