Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar të enjten kundër që Projektligji anti-Covid të hyjë në rend të ditës, pasi i njëjti nuk mori mbështetje edhe në mbledhjen e Qeverisë e cila u mbajt para seancës plenare, raporton Front Online.
Me 59 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës dështoi që të fus në rend të ditës trajtimin e Projektligjit anti-Covid për lexim të parë.
Front Online mëson nga burimet e veta se nga deputetët e LDK-së që votuan pro futjes në rend dite të këtij Projektligji ishin: Fatmir Rexhepi, Ardian Shala, Vlora Limani dhe Besa Gaxherri.
Të gjithë deputetët e tjerë të kësaj partie, të pranishëm në sallë votuan kundër.
Pas dështimit të futjes në rend të ditës të këtij ligji, ka reaguar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
“Për fat të keq ky ligj do të duhet të trajtohet me procedura të stërzgjatura edhe pse situata është alarmante”, deklaroi Osmani./Front Online/

Të tjera
-
11:51 | 10 Gusht 2022
-
11:40 | 10 Gusht 2022
-
11:38 | 10 Gusht 2022
-
11:34 | 10 Gusht 2022
-
11:25 | 10 Gusht 2022
-
11:23 | 10 Gusht 2022
-
11:22 | 10 Gusht 2022
-
11:20 | 10 Gusht 2022
-
11:03 | 10 Gusht 2022
-
11:02 | 10 Gusht 2022
-
10:56 | 10 Gusht 2022
-
10:50 | 10 Gusht 2022