[wp-story]

Lajme

Këta janë 25 kandidatët e PSD-së për deputetë, në garë edhe Shpend Ahmeti

Këta janë 25 kandidatët e PSD-së për deputetë, në garë edhe Shpend Ahmeti
15:36 | 06 Shtator 2019

Lista e kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Socialdemokrate tashmë është zyrtarizuar.

Në mesin e atyre që garon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës është edhe kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti.

Besa Baftiu, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Frashër Krasniqi, Fisnik Ismajli, Visar Ymeri, Dukagjin Gorani e Shqipe Pantina po synojnë sërish pozitën e deputetit edhe për një mandat.

Ata janë në mesin e 25 kandidatëve që kanë marrë besimin e Këshillit Drejtues të PSD’së për të kandiduar për deputetë.

Në bazë të listës që ka siguruar Express, shihet se partia në krye me Shpend Ahmetin u ka dhënë hapësirë edhe prurjeve të reja. Vetëm tri ditë pas aderimit në PSD, ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka marrë besimin e Këshillit Drejtues që të kandidojë për këtë pozitë.

Garës për tu bërë deputete do t’i hyjë edhe zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera