[wp-story]

Front TV

Këta do të jenë kandidatët për kryeministër të ri të Kosovës

Këta do të jenë kandidatët për kryeministër të ri të Kosovës
19:20 | 23 Dhjetor 2020

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar ushtruesen e  detyrës së presidentes Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Ky vendim i Kushtetueses ka ndryshuar krejtësisht situatën politike në vend.

Tashmë Osmani, ka zhvilluar edhe takimet me përfaqësues të subjekteve politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Por, subjektet politike ende janë të rezervuara rreth qëndrimit sa i përket kandidatit për kryeministër, shkruan FrontOnline.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk e kanë diskutuar emrin e kandidatit për kryeministër, por siç tha ai vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk e kanë pritur.

“Ne nuk kemi përmendur askënd sepse nuk jemi ulur akoma, ne po presim mbi bazën e asaj që deklaroi edhe kryeministri Hoti dje që të mblidhet edhe njëherë Kuvendi dhe të aprovojë buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare që domosdo duhet të miratohen nga buxheti i Kosovës, të shpallim zgjedhjet dhe pastaj në momentin kur shpallim zgjedhjet do mbledhim organet tona”, tha ai.

Në PDK kanë deklaruar se ende nuk kanë ndonjë nominim zyrtar se kush do të jetë kandidat për kryeministër, por se sipas tyre është krejtësisht e logjikshme që të jetë Enver Hoxhaj

“Enver Hoxhajështë ushtrues detyre i kryetarit dhe është krejtësisht logjike edhepse ne ende nuk kemi nominim zyrtar, po patjetër që mundet me qenë”, ka thënë deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Kurse, sa i përket koalicioneve parazgjedhore, Shala ka pohuar se nuk ndonjë qëndrim të definuar rreth kësaj çështje, duke mos mohuar bashkëpunimin me ndonjë parti.

“Deri në këto momente ju e dini që Partia Demokratike asnjëherë nuk ka pas asnjë lloj qëndrimi kundër bashkëpunimit me subjektet politike dhe nuk kemi ende asnjë qëndrim pro e as kundër e as ma hiq për kundër nuk do të kemi, por që nuk kemi asgjë të definuar sa i përket koalicioneve. Deri në këto momente nuk kemi asnjë qëndrim zyrtar tëbisedimeve apo marrëveshjeve politike për koalicione parazgjedhore”, është shprehur deputeti Shala për Front Online.

E, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, në një prononcim për FrontOnline ka thënë se prijës i listës së AAK-së do të jetë RamushHaradinaj

“Prijës i listës është lideri jonë RamushHaradinaj, të njëjtën kohë kandidat për president të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

E, i pyetur se a janë të gatshëm për ndonjë koalicion parazgjedhor, Selmanaj ka thënë se këtë çështje nuk e kanë diskutuar.

“Jo nuk kemi diskutuar ende, tash ne jemi bë gati me shku në zgjedhje si AAK me listën tonë, por nëse ndodhë ndonjë zhvillim i ri atëherë ne do ta informojmë edhe opinionin”, ka deklaruar Selmanaj për FrontOnline.

E, në Lëvizjen Vetëvendosje kanë deklaruar se kandidat për kryeministër do ta kenë Albin Kurtin.

“Ne s’kemi çka me diskutu e kemi Albinin”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.

Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, Rrahmani ka pohuar se një gjë e tillë nuk është diskutuar ende.

“Ende nuk kemi diskutuar për koalicione parazgjedhore, endenuk kanë filluar këto procedura dhe nuk është diskutuar njëherë”, është përgjigjur ai.

FrontOnline për këtë çështje ka kërkuar përgjigje edhe në Nismën Socialdemokrate, por ata nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit./FrontOnline/

 

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera