[wp-story]

Bota/Rajoni

Kështu duket qyteza ku jetojnë dy njerëzit më të pasur në planet

Kështu duket qyteza ku jetojnë dy njerëzit më të pasur në planet
15:05 | 17 Dhjetor 2019

Dy njerëzit më të pasur në botë jetojnë vetëm një kilometër larg njëri-tjetrit, në një qytezë miliarderësh.

Xhef Bezos, pronari i Amazon.com ia kaloi Bill Gejtsit për pasuri.

Ata janë tashmë dy më të pasur në planet, dhe të dy bashkë jetojnë në të njëjtën qytezë prej 3000 banorësh, më pak se 1 km larg njëri-tjetrit.

Qyteza ku kanë zgjedhur të jetojnë quhet Medina, shumë pranë Siatëllit, dhe ata nuk janë të vetmit miliarderë që jetojnë aty.

Po si duket qyteza ku kanë zgjedhur të jetojnë dy njerëzit më të pasur në botë.

Kjo është shtëpia e partnerit të Microsoft që e bëri pasurinë duke krijuar programet Word dhe Excel. Në fakt, quhet “Windows 2000” dhe ka 2000 dritare!
Bezosi e bleu 10 milionë dollare shtëpinë në vitin 1998, por e rinovoi në vitin 2010 me 28 milionë të tjera, duke marrë zgjerim. Më pas bleu edhe një shtëpi rrotull, për rreth 58 milionë dollarë.
Bill Gates jeton më pak se një kilometër larg Bezosit, në kompleksin e tij 125 milion dollarësh. Është një pronë e quajtur Xanadu 2.0, me rreth 6100 metra katrorë, e rrethuar me teknologji nga më të ndryshmet.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera