Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj, e ka komentuar shkarkimin e Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Behramaj ka thënë se shkarkimin e Osmanit e kanë arsyeuar më së mirë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e mbrojtur “sikur ta kishin të veten”.
“Këta të Vetëvendosjes po e arsyetojnë më së miri shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse brenda LDK-së, duke e mbrojtur sikur ta kishin të veten. Për dallim prej tyre që ende shkarkimet i bëjnë me Komision Disiplinor, këta të LDK-së e paskan përmes Këshillit të Përgjithshëm. Ndërsa, në PDK nuk merren hiç me shkarkime, por veç me anashkalime”, ka shkruar këshilltari i Thaçit.
Vjosa Osmani u shkarkua nga të gjitha pozitat në LDK me 70 vota pro, pas propozimit që bëri kreu i kësaj partie, Isa Mustafa.
Propozimi i Mustafës erdhi pasi ai vlerësoi se Osmani e ka shkelur statutin e LDK-së, konkretisht pikën 14.2 të tij, kur kundërshtoi publikisht vendimet e organeve kryesore të partisë.

Të tjera
-
23:14 | 17 Shkurt 2021
-
23:08 | 17 Shkurt 2021
-
23:08 | 17 Shkurt 2021
-
22:59 | 17 Shkurt 2021
-
22:54 | 17 Shkurt 2021
-
22:50 | 17 Shkurt 2021
-
22:45 | 17 Shkurt 2021
-
22:39 | 17 Shkurt 2021
-
22:35 | 17 Shkurt 2021
-
22:32 | 17 Shkurt 2021
-
22:26 | 17 Shkurt 2021
-
22:24 | 17 Shkurt 2021