Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Presidentit akuzon Hotin se është përfshirë në dialog teknik që i konvenon Serbisë

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh këshilltari kryesor politik i presidentit, Bekim Çollaku, thotë se qëllimi i dialogut me Serbinë, duhet të jetë marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke dhe jo rinisja e një dialogu teknik të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

    “Rinisja e dialogut teknik të udhëhequr nga BE-ja nuk është në interesin e Kosovës. Ai është dizajnuar për të justifikuar hapjen e më shumë kapitujve për pranimin e Serbisë në BE, teksa e lë Kosovën të izoluar dhe në status quo. Qëllimi duhet të jetë marrëveshja përfundimtare politike me njohje reciproke”, tha Çollaku përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

    Ky reagim i Çollakut vjen pasi më 17 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u takua në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

    Pas kësaj, Brukseli paralajmëroi se dialogu në nivelin teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të rinisë të mërkurën, më 22 korrik.

    Ndërkaq, kryeministri Hoti pas takimit të Brukselit se Kosova dhe Serbia janë shumë afër arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

    “Jemi në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, tha Hoti, duke shtuar se në këtë takim kanë folur për personat e zhdukur dhe ekonominë.

    Ndryshe, Hoti kur u pyet në Bruksel nga gazetarët nëse për dialogun ka koordinim me presidentin Thaçi, deklaroi:

    “Unë përfaqësoj Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, bashkë me partnerët e koalicionit, duke e mbajtur plotësisht të informuar të gjithë spektrin politik në Kosovë”.

    Takimi i 17 korrikut, që erdhi pas 20 mujash të ndërprerjes së dialogut Kosovë-Serbi, u kritikua nga partitë opozitare në Kosovë.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell(djathtas), presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, thanë se kryeministri Hoti nuk është i përgatitur për dialogun dhe se nuk ka as platformë e ekip për këtë proces.

    Arbërie Nagavci nga partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Hoti nuk është i përgatitur për procesin e dialogut me Serbinë.

    “Hoti, për këtë as nuk është i përgatitur e as nuk ka një platformë, një ekip dhe të tjera si këto, si dhe nuk e ka legjitimitetin as brenda vendit. As në kuadër të koalicionit të tij qeverisës nuk e ka fuqinë, por as në raport me gjithë spektrin politik, përfshirë këtu edhe opozitën”, thekson Nagavci.

    Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se kryeministri Hoti u nxitua që të shkoi në këtë takim në Bruksel pasi sipas tij, procesi ka paqartësi si dhe kryeministri nuk ka mbështetje të nevojshme politike e institucionale.

    “Jemi kundër qasjes dhe mënyrës se si Qeveria e Kosovës e ka filluar dialogun. Takimi i para dy ditëve tregoi se Kosova dhe Qeveria e Kosovës nuk është e përgatitur as politikisht e as përmbajtësish për një proces të tillë. Ajo ka hyrë në dialog pa platformë, pa strategji, pa konsensus, pa koordinim, pa përvojë në këtë proces dhe pa asnjë ekspert”, deklaroi Hoxhaj.

    Hoxhaj shtoi se pas 15 vjetësh, të mbylljes së temës së të zhvendosurve serbë, në takimin Hoti-Vuçiq, kjo temë u rikthye.

    Atkivistë dhe familjarë të personave të pagjetur mbajnë në duar emrat e personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovës.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që deri më tani ka udhëhequr dialogun në emër të Kosovës, ishte angazhuar që procesi i dialogut të kalojë në duart e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak se, siç kishte thënë, Brukseli e ka humbur kredibilitetit në këtë proces, por edhe në raportet me Kosovën.

    Në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nga viti i kaluar është përfshirë edhe i dërguari i presidentit amerikan, Richard Grenell, i cili deri më tash ka arritur t’i sigurojë tri marrëveshje në letër, për vendosjen e linjave ajrore dhe hekurudhore, si dhe për autostradën Prishtinë-Beograd.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2023
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të ditës së hënë në veri. Ajo tha se dhuna...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    Albin Kurti është përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur dje në Zveçan, ka theksuar i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë, Petar...
    Lajme30 Maj 2023
    Dragan Nedeljkoviq, që mediat serbe po e quajnë “anëtar i Autoritetit të Përkohshëm të komunës së Zveçanit”, ka folur para gazetarëve serbë....
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2023
    Shërbimi publik gjerman ka transmetuar një artikull për grupin e Veljko Belivuk nën titullin “Huliganë, klane droge dhe presidenti i Serbisë”. Në...
    Lajme30 Maj 2023
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, theksoi se BE-ja dënon fuqishëm “dhunën tronditëse në...
    Lajme30 Maj 2023
    Mediat serbe janë hedhur në sulm ndaj Aleksandër Vuçiç. Në veri të Kosovës tensionet janë rritur ndjeshëm dhe frika e konfliktit të...
    Lajme30 Maj 2023
    Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar sot rreth zhvillimeve të fundit në veri dhe lëndimit të 25 pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan...
    Lajme30 Maj 2023
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se ai sot s’ka dalur në zyrën qendrore të kësaj komune....
    Lajme30 Maj 2023
    Dhjetëra protestues janë mbledhur në Zveçan. Rrugët janë të mbushura me gjësende të cilat u hodhën një ditë më parë nga protestuesit....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.