[wp-story]

Lajme

Këshilltari i Kadri Veselit “sulmon” Vatikanin

Këshilltari i Kadri Veselit “sulmon” Vatikanin
10:45 | 17 Dhjetor 2019

Vatikani ani se vend i vogël është me rëndësi të veçante në botë.

Kjo pasi si vend i cilësuar si i shenjt nga feja krishtere ka edhe ndikim jashtëzakonisht të madh tek vendet më të fuqishme në botë, shkruan gazeta inFokus.

Por, ky vend, ende nuk ka vendosur që ta njeh Kosovën e pavarësinë e saj.

Ndërsa, këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, mos-marrjen e vendimit për ta njohur Kosovën, e cilëson si turp e mosmirënjohje nga ky vend, shkruan gazeta inFokus.

“Hezitimi i Vatikanit për ta njohur shtetin e Kosovës është mosmirënjohje historike dhe turp moral e politik”, ka thënë Latifi.

Kjo, për arsyen që sipas tij, Shqiptarët janë i vetmi popull që arriti ta mbajë gjallë katolicizmin në Ballkan.

“Shqiptarët janë i vetmi popull, që përkundër terrorit shumë shekullor osman dhe presionit nga Kisha Ortodokse, e cila ishte aleate e Perandorisë Osmane, ka arritur ta mbajë gjallë katolicizmin në Ballkan”.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera