×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Departamentit të Shtetit: Zgjedhjet në veri duhet të shtyhen

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, deklaron se zgjedhjet për pushtetin komunal në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duhet të shtyhen dhe se për këtë çështje do të diskutojë më udhëheqësit e Kosovës gjatë vizitës së tij në Prishtinë javën që vjen.

    Në intervistën me Zërin e Amerikës, Chollet tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se “nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe kemi parë dhunë në 24 orët e fundit”.

    “Është kohë e tensionuar dhe duam të sigurohemi se ka kushte për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta. Kosova është demokraci shumetnike, sikurse Shtetet e Bashkuara. Ne jemi krenar me punën që Shtetet e Bashkuara kanë bërë në këto 20 e ca vjet për ngritjen e demokracisë në Kosovë dhe duam të punojmë për ta mbështetur dhe ruajtur atë. Së këndejmi mendojmë se këto zgjedhje duhet të shtyhen derisa koha të jetë e duhur dhe kur mund të mbahen pa nxitur më shumë joqëndrueshmëri dhe dhunë”, ka deklaruar ai.

    Chollet tha se po zhvillohen bisedime të vazhdueshme me udhëheqësit në Prishtinë dhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier është shumë i përfshirë.

    “Unë do të jem atje javën e ardhshme dhe kjo do të jetë ndër temat kryesore në bisedimet me presidenten dhe kryeministrit derisa presim të punojmë për një rrugë të përbashkët përpara”, tha Chollet.

    Zgjedhjet në veriun e Kosovës, që u shpallën pas largimit të serbëve nga institucionet e vendit mes mospajtimeve rreth përdorimit të targave të makinave janë vënë në pikëpyetje pas incidenteve të ditëve të fundit në veri. Subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, Lista Serbe do t’i bojkotojë ato.

    Autoritetet thanë se do të marrin vendim rreth tyre pas vlerësimeve të organeve të sigurisë në Kosovë.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...
    Sport19 Prill 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten ka shpallur dënimet për të përfshirët në kurdisjen e...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League  në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku...
    Lajme19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj Edin Nevzadit, administrator...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të importit të fruta-perimeve gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë, se Shqipëria bleu rreth 70...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.